osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mazhoranca nxjerr Metën jashtë drejtësisë: Deri në shtator ngrihet KLGJ, KLP dhe SPAK

Mazhoranca nxjerr Metën jashtë drejtësisë: Deri në shtator ngrihet KLGJ, KLP dhe SPAK

Presidenti Ilir Meta shumë shpejt nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Sot gjithë sistemi gjyqësor ka marrë pushimet verore, duke përfshirë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, gjykatat dhe prokuroritë. Por duke filluar nga shtatori do të jenë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dy organet që do të marrin në mbikëqyrje drejtësinë.

Mazhoranca qeverisëse sëbashku me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit duket se kanë ndezur motorët, që KLD të shkrihet sa më shpejt, në mënyrë që KLGJ dhe KLP të marrin jetë. Përmes një njoftimi, Kuvendi bëri të ditur se janë përzgjedhur 9 emrat e Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Më konkretisht, në njoftim thuhet se 9 emrat që kanë shfaqur interes dhe nga ku Kuvendit i duhet të zgjedh 5 prej tyre janë Andi Muratej; Artan Spahiu; Gëzim Allaraj; Ilir Kadiu; Irena Nino; Lindita Rusmali; Saimir Shehri; Saimir Vishaj; Suzana Pasha (Hoti). Ky komision do të përbëhet nga juristë me një eksperiencë prej 15 vjetësh në profesionin e gjyqtarit, të avokatit, të noterit apo juristë nga fusha të ndryshme.

Mes institucioneve që do të monitorojë ai bëjnë pjesë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Më 10 gusht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit merr pushimet verore, ç’ka nënkupton se deri atëherë nga ana e këtij organi janë mbyllur seancat dëgjimore për listën e 57 emrave prioritarë në kuadër të procesit të vetingut.

Kjo do të thotë që me shumë gjasa në shtator do të ngrihen organet e reja të drejtësisë, siç janë KLGJ dhe KLP. Madje, sinjalin se ky komision shumë shpejt pritet të ngrihet e tregon fare qartë edhe fakti që kanë shfaqur interes 9 kandidatët për të garuar për këtë organ. Kështu që konstituimi i këtyre dy organeve çon automatikisht në shkrirjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të drejtuar nga Meta dhe ky i fundit del nga sistemi i drejtësisë./Sot