osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mazhoranca në pritje të arrestimeve! Qeveria i kërkon SPAK-ut të hetojë dhe sekuestrojë pasuritë e politikanëve: Zbardhet dokumenti

Mazhoranca në pritje të arrestimeve! Qeveria i kërkon SPAK-ut të hetojë dhe sekuestrojë pasuritë e politikanëve: Zbardhet dokumenti

Qeveria i ka hapur rrugë Prokurorisë së Posaçme që të hetojë ministra, ish-ministra, deputetë, politikanë dhe drejtorë të administratës.

Të shtunën, në Kongresin e PS kryeministri Edi Rama paralajmëroi një fushatë të gjerë arrestimesh, ndërsa së fundmi është bërë me dije se qeveria do të mbështesë SPAK për çdo lloj çështje, përfshirë dhe hetimin ndaj korrupsionit në nivel politik.

Gazeta “SOT” ka siguruar rekomandimet e qeverisë për punën e Prokurorisë gjatë viti 2021, ku i hapet rrugë jo vetëm hetimit, por edhe sekuestrimit të pasurive të politikanëve në vend. “Këshilli i Ministrave për forcimin e luftës kundër korrupsionit rekomandon: mbështetjen e Prokurorisë së Posaçme për sa i përket hetimeve proaktive pasurore dhe financiare, veçanërisht për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e korrupsionit në nivele të larta të politikës dhe administratës publike”, rekomandon qeveria.

Këshilli i Ministrave thekson si nevojë urgjente përmirësimin e hetimeve, për të evidentuar sa më parë rastet korruptive dhe për të marrë masat e nevojshme ndaj personave të përfshirë në korrupsion.

Gjithashtu, rekomandohet që të mos bëhet asnjë tolerim, por cilido që kapet në korrupsion duhet të dënohet për veprimin e kryer. “Forcimin e cilësisë së hetimeve për veprat penale në fushën e korrupsionit, përfshirë përdorimin me efikasitet të teknikave proaktive të hetimit për aq sa është e mundur, referuar kompetencës lëndore të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, rritjen e numrit të personave të hetuar dhe të dërguar për gjykim për këto vepra penale, si dhe ndjekjen me vendosmëri të kërkimeve për dënimin e autorëve të këtyre veprave”, thuhet në dokument.

Hetim të shtuar ndaj krimeve zgjedhore

Një tjetër rekomandim i rëndësishëm kërkon që, përgjatë 2021 prokuroria duhet të marrë parasysh dhe hetojë në detaje çdo kallëzim penal që lidhet me zgjedhjet. Këshilli i Ministrave kërkon që, të gjitha institucionet e drejtësisë në vend me në krye SPAK duhet të bashkëpunojnë për të luftuar krimin zgjedhor në vend.

“Ndjekjen me përparësi të kallëzimeve penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, duke kryer hetime të plota, të paanshme, të shpejta, me profesionalizëm dhe me efektivitet, në bashkëpunim me të gjitha agjencitë ligjzbatuese dhe SPAK-un”, thuhet në dokument.

Për të përshpejtuar luftën ndaj korrupsionit, qeveria i kërkon specifikisht prokurorisë që gjatë këtij viti të rrisë numrin e hetimeve ndaj pasurive të politikanëve, madje kërkohet hetim ndaj çdo veprimi, i cili sjell fitime pasurore përmes korrupsionit.

Këshilli i Ministrave kërkon që, sekuestrimi i pasurive të rritet si masë ndaj atyre që janë përshirë në afera korruptive dhe kanë shfrytëzuar postin në Administratë. “Shtimin e numrit të hetimeve sistematike pasurore dhe hetimit për veprat penale që gjenerojnë të ardhura, si dhe shtimin e aseteve të sekuestruara. Shtimin e numrit të hetimeve proaktive me qëllim përmirësimin e cilësisë së hetimeve të veprave kundër korrupsionit”, thuhet në dokument.