osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mazhoranca dyshime për tentativ bllokimi nga Ilir Meta të qeverisë së re: Mesazh të prerë presidentit të mos goxoi krijojë pengesa!

Mazhoranca dyshime për tentativ bllokimi nga Ilir Meta të qeverisë së re: Mesazh të prerë presidentit të mos goxoi krijojë pengesa!

Pavarësisht se e shkarkoi nga detyra dhe tashmë është Gjykata Kushtetuese, hallka e fundit që do të vendosë nëse Ilir Meta do të largohet apo qëndrojë në Presidencë deri në 22 korrik të vitit 2022, Partia Socialiste vijon ta ketë “frikë” kreun aktual të shtetit.

Prej disa kohësh mazhoranca socialiste dhe presidentit Meta kanë pasur shumë fërkime me njëri-tjetrin, aq sa pak kohë më parë kreu i shtetit refuzoi të dekretonte dy ministra të qeverisë “Rama”. Por duket se kjo hije i ndjek edhe sot e kësaj dite socialistët, të cilët kanë shfaqur hapur merakun se mos ndoshta në shtator presidenti Meta bllokon dekretimin e qeverisë së re.

PS frikë për bllokimin e qeverisë së re nga Meta

Sinjalet i ka dhënë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në një studio televizive, u kujdes t’i dërgonte një mesazh të prerë presidentit Ilir Meta, ndërsa i kërkoi që të mos krijojë pengesa për formimin e qeverisë së re “Rama 3”. Sipas tij, qytetarët shqiptarë janë lodhur nga këto sherre e zënka.

“Shpresoj shumë që pas gjithë këtyre dramave që kanë ndodhur, ndoshta me sfond zgjedhjet dhe sfondin elektoral, nuk do të kemi më surpriza nga Presidenca, ku do të bllokohen ministra dhe do të fillojë i njëjti avaz. Shqiptarët në këto zgjedhje dhanë një mesazh se janë lodhur me lojërat e vogla dhe kulisat e vegjël. Dhe nëse e lexojmë të gjithë si mesazh, njerëzit thjesht duan të ecin përpara”, deklaroi ai.

Pra, përmes kësaj deklarate mazhoranca jo vetëm që ka frikë për bllokimin e qeverisë së re nga Ilir Meta, por i ka dërguar edhe një mesazh të prerë presidentit të mos krijojë pengesa për formimin e kabinetit të ri qeveritar që do të formohet dhe votohet në shtator.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dhënë një mesazh opozitës për zgjedhjen e një presidenti të ri. Sipas Veliajt, është momenti për një propozim për figurë përbashkuese, qoftë me bindje të djathta dhe Basha për këtë duhet të bashkëpunojë. “Sa i përket Presidentit të ardhshëm, kryeministri ka thënë që t’i japë një mesazh opozitës.

Nuk marrim gjithçka. Aty ku ka diskrecion për figura përbashkuese, qoftë me bindje të djathta, si propozim i përbashkët dhe unifikues do të ishte një shtrirje dore për opozitën”, tha ai.

Paralajmërohen largime masive ministrash

Por kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një “parashikim” lidhur me kabinetin e ri qeverisës për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Veliaj theksoi se do të ketë djem dhe vajza të reja që do të marrin përgjegjësi, pasi sipas tij kjo është “filozofia” e PS-së. “Nuk do të habitesha fare. Unë isha një prej tyre që mu dha mundësia të shërbej në ministri. Folën në fillim për reformën e pensioneve, dosjet. Ja ku janë.

Po kuptojmë çfarë ka ndodhur, kush po spiunonte kë. U hapën dosjet. Nuk dinim ç’ndodhte me ndihmën ekonomike, i merrnin ata me 2-3 makina. Mu dha mundësia diku ku nuk pritej. Do të ishte e pandershme të mos besoja tek historia ime. Do të ketë djem e vajza që do të marrin përgjegjësi. Nuk ke si provon ndryshimin. Më ka pëlqyer që në fillim tek PS, nuk thotë rinia është e ardhmja. Ne themi rinia është e tashmja”, nënvizoi Veliaj./SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN