1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Mastercard hyn në Shqipëri, Rama: Pagesat elektronike reduktojnë informalitetin: Nga 5 mld euro të ardhura nga turizmi, 4% me kartë krediti! Koha që revolucioni ynë digjital të thellohet

Mastercard hyn në Shqipëri, Rama: Pagesat elektronike reduktojnë informalitetin: Nga 5 mld euro të ardhura nga turizmi, 4% me kartë krediti! Koha që revolucioni ynë digjital të thellohet

Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, në partneritet me Mastercard Europe kryeministri Edi Rama e cilëson një një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe “për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare”.

“Të ardhurat nga turizmi kanë shkuar 5 miliardë euro, por vetëm 4 % e transaksioneve bëhen me kartë krediti. Kjo tregon sa i madh është boshllëku dhe sa shumë para që nuk i takojnë atyre që i mbajnë duhet tu shkojnë mbrasht qytetarëve për TVSh e taksave. Besojmë se digitalizimi i pagesave është një ndër instrumentet themelorë..” tha Rama.

Rama theksoi se me mbështetjen e qeverisë dhe një fushatë ndërgjegjësimi për tregtarët dhe qytetarët, ky transformim do të sjellë më shumë mundësi, më pak kosto dhe një ekonomi më të fortë për të gjithë.

Kryeministri vlerësoi se ky është një produkt i mirëpritur për tregun edhe nga bankat e nivelit të dytë dhe është shumë i dobishëm për qytetarët e vendit. Ky program nuk konsiston që të krijohet një fazë me imponim mes qytetarëve dhe bizneseve duke vendosur masa shtrënguese.

“Fillimisht hyjmë me një ftesë për bashkëpunim që Mastercard e materializon me këtë program duke shpërndarë 4750 terminale pagese falas në mënyrë që hotelet, restorantet, marketet dhe taksitë të mund t’i aksesojnë këto pajisje pa qenë të shtrënguar që të dalin dhe t’i paguajnë në treg. Jo vetëm kaq, por Mastercard ka edhe një limit të caktuar për përdoruesit e këtyre pajisjeve që nuk paguajnë asnjë komision. 0% komision deri në një prag vjetor të caktuar. Mbi pragun fillon komisioni”, shtoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se subjektet që e përdorin pajisjen e Mastercard kanë një rritje të lëvizjes dhe të dinamikës të numrit të klientëve dhe transaksioneve si rezultat i pamjes së shëndetshme që ka biznesi i tyre.

U bëri apel bankave ta mbështesin këtë proces ndërsa lajmëroi dhe ardhjen e Visa.

“Ta mbështesim këtë proces në mënyrë aktive. .. Është e rëndësishme për ne. Shpresoj se pas ardhjes së Mastercard, presim të vijë edhe Visa. Presim të vijë, se kur i thonim dikur hajdeni, na thoshin nuk është Shqipëria interesante. Kështu që tani që Shqipëria u bë interesante edhe me ardhjen e Mastercard, do vijë edhe Visa” tha Rama.

Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se në një kohë të shkurtër, me programet e reja dhe reformat ekonomike do rritet performanca dhe niveli i pagesave elektronike.

Për të pranishmit prezantoi shifrat. Dikur bëheshin vetëm 40 për qind pagesa dixhitale dhe bankare, kurse tani deri në 80%. Nga 2 pagesa dixhitale për frymë kur mazhoranca erdhi në pushtet, tani bëhen 28 pagesa për frymë dixhitale.

“Për ne është shumë e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri si rezultat i faktit që sot e gjen tregun shqiptar të gatshëm për të adoptuar veten me produktin e Mastercard. Por nga ana tjetër, për ne është shumë e mirëpritur ardhja e Mastercard, sepse është koha që revolucioni ynë digjital të thellohet shumë më tepër edhe në drejtim të thjeshtimit dhe përmirësimit të sistemit të pagesave në vend”, tha Rama.

Megjithatë ajo nënvizoi se “ende ka biznese private që pagesat i bëjnë ende në cash’

Guvernatori Gent Sejko u shpreh se në katër vitet e fundit, përdorimi i kartave bankare dhe POS-eve është rritur në tre herë ose me 400%, kurse i transaksioneve bankare me shtatë herë. Por ai vuri theksin te përdorimi në përqindje sa më të partë i pagesave bankare, pasi krijon edhe kursime financiare deri në 8 mld lekë.