Mashtruesi dhe trafikanti italian Francesco Becchettin, është dënuar me 16 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij.
Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Francesco Becchetti u dënua pasi përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.
Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti.
Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi.
Por Beccheti në arrati në bashkëpunim me disa avokat ordiner, të cilët shikojnë ëndrra me milion që kurrë nuk kanë për t’i marrë pa u paraqitur Beccheti dhe nëna e tij Liljana para drejtësisë si përsona të denuar për zhvatje, mashtrim dhe krim të rëndë financarë
Avokatët e tij kanë bërë një kërkesë qeshrake, në emër të xhambazit Beccheti, qeverisë italiane kryeministres Meloni. Ja çfarë përrallisin sipas portalit italian “Il fatto quotidiano”.:
Beccheti do të apelojë në Gjykatën Europiane marrëveshjen mbi emigrantët mes Italisë e Shqipërisë.
Mashtruesi italian i kërkuar dhe në itali dhe i fshehur në rrethinat e Londrës i cili ka fituar një gjyq arbitrazhi ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare, me një dëmshpërblim prej 110 milionë euro, ka informuar qeverinë italiane mbi sekuestrimin e së njëjtës vlerë për shumat që Italia synon t’i paguajë Shqipërisë me marrëveshjen për emigrantët.
Becchetti ka informuar se do të paraqesë një apel në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian, duke deklaruar se norma “është një akt shumë i rëndë arbitrariteti, ndaj personit dhe i paligjshëm”.
Becchetti kërkon sekuestrimin e të gjitha shumës “deri në 135 milionë euro”, të cilat qeveria italiane ka marrë përsipër t’i paguajë Shqipërisë në bazë të protokollit të 6 nëntorit 2023 të i’a japi këtij mashtruesi si shtetas italian që duhet të paguaj shtetit shqiptarë një shumë më të madhe se ajo e arbitrazhit për gropën financiare me evazion fiskal dhe mashtrime
“Nëpërmjet avokatëve të tij, në nëntor të vitit 2023, mashtruesi dhe hajduti italian ka informuar presidencën e Këshillit të Ministrave dhe të gjitha ministritë e qeverisë italiane me një fletë-sekuestro, në mënyrë që të sekuestrohen të gjitha shumat që qeveria italiane ka marrë përsipër t’i paguajë qeverisë shqiptare në bazë të protokollit të datës 6 nëntor 2023”, shkruan portali “Il fatto quotidiano”.