osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mashtronin nxënësit duke iu premtuar “tokën e ëndrrave”: Skema që ndiqnin drejtoresha dhe mësuesja e “Qemal Stafës”!

Mashtronin nxënësit duke iu premtuar “tokën e ëndrrave”: Skema që ndiqnin drejtoresha dhe mësuesja e “Qemal Stafës”!

Policia e Tiranës zbuloi skemën se si të rinjtë shqiptarë mashtroheshin duke u tunduar përmes bursave dhe mundësive të punës drejt “tokës së ëndrrave”, SHBA-së.

E pas gjithë kësaj skeme të mirëmenduar qëndrojnë dy punonjëse të arsimit. Konkretisht, drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa”, Klotilda Jaupi dhe mësuesja e anglishtes Valentina Lamaj.

Jaupi dhe Lamaj në bashkëpunim me njëra-tjetrën kishin krijuar një projekt të ashtuquajtur “Let’s Talk Together About US2024”, i cili pretendohej se ishte ngritur nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ambasadën e SHBAA-së me qëllim për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë.

Dy zyrtaret mashtronin nxënësit dhe studentët duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për të studiuar në universitetet e SHBA-së.

“Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, hetime të përbashkëta me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për studime në SHBA.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24””, njoftoi Policia.

Lidhur me këtë ngjarje, ditë më parë reagoi edhe vetë Ambasada e SHBA-së në vendin tonë. Duke u distancuar nga e gjithë kjo skemë Ambasada theksoi se ky projekt nuk ka të bëjë aspak me Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet e tyre arsimore ose personelin e Ambasadës.

Për këtë arsye Ambasada u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm dhe mos bien pre e mashtrimeve.

“Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën”, thuhej në reagimin e Ambasadës.