Më shumë se 55 miliardë euro nuk janë paguan në organet tatimore në disa vende evropiane, nëpërmjet një mekanizmi gjigand të evazionit fiskal, që është i lidhur me shitjen e aksioneve të disa kompanive europiane, shkruan Il Sole24ore.
Dhjetra bankat, firma ligjore dhe firma auditimi janë të përfshirë në një hetim që ka nisur në Gjermani nga prokurori në Këln, së bashku me gjyqtarët e Monakos dhe Frankfurtit. Gjashtë vetë, përfshirë disa ish-punonjës të zyrës së HypoVereinsbank në Londër, janë nën padi.
Hetuesit gjermanë do të hetojnë qindra transaksioneve të menaxhuara nga bankat e disa vende, duke përfshirë Santander, Barclays, Goldman Sachs, Banka e Amerikës, Macquarie Group, BNP Paribas, Societe Generale, Credit Agricole dhe HypoVereinsbank UniCredit Group.
Gazeta gjermane Zeit Online ka raportuar se vitin e kaluar, sipas përllogaritjeve, autoritetet tatimore gjermane kanë humbur të paktën 31.8 miliardë euro në mes të 2001 dhe 2016 për shkak të mekanizmit të vënë në vend nga ana e bankave. Por tani duket se çështja e pretenduar e evazionit fiskal ka gjithashtu goditur Italinë, ku Thesari do të humbasë 4.5 miliard euro, ndërsa dëmi në Francë do të jetë së paku 17 miliardë, 1.7 miliardë për Danimarkë dhe 201 milionë për Belgjikën. Për vendet e tjera në fjalë nuk ka ende të dhëna zyrtare ose të besueshme, raporton Il Sole 24 Ore.
Zbulimet vijnë nga “Cumex Files” një hetim i ri gazetaresk i 39 gazetarëve, nga 16 gazeta në 12 vende të ndryshme , koordinuar nga qendra gjermane e gazetarisë Correctiv. Zbulimi bazohet në analizën e 180 mijë faqeve të dokumenteve.
Skema tatimore nën akuzë
Mekanizmi tatimor nën lenten e gjyqtarëve gjermanë (por ndoshta do të përfundojë edhe në qendër të vëmendjes së autoriteteve gjyqësore të vendeve të tjera) është i bazuar në modelet tregtare në periudhën e ardhshme të dividentit dhe rimbursimit tatimor të tatimit mbi fitimet kapitale. Një mekanizëm kompleks dhe i sofistikuar. Aktivitetet e arbitrazhit të dividentëve kanë një traditë të gjatë. Këto transaksione synojnë të transferojnë përkohësisht pronësinë e aksioneve tek palët e treta për të zvogëluar taksat e paguara për mbledhjen e dividentëve të njëjtë. Por strategjitë “cum-ex” shkojnë më tej. Ato bazohen në ripagimin e tatimit mbi fitimet kapitale që zbatohen për dividentët, edhe nëse këto taksa nuk janë paguar kurrë.
Në një transaksion “cum-ex”, për shembull, një fond investimi udhëzon një ndërmjetës ose një bankë investimi për të blerë aksione në një kompani të listuar në prag të pagesës së dividentit. Këto letra me vlerë janë blerë nga një shitës, i cili në fakt nuk zotëron aksionet në kohën e shitjes.
Skema mbi të cilat prokurori në Këln ka zbuluar se si janë përdorur fondet e investimeve ose pensionet e huaja – pra jashtë Gjermanisë – të cilët kishin të drejtën e rimbursimit të plotë apo të pjesshëm të taksave mbi të ardhurat e kapitalit nëpërmjet marrëveshjeve tatimore të nënshkruara mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Për shembull, fondet e pensioneve amerikane.
Transaksionet e shitjeve normalisht nuk regjistrohen në të njëjtën kohë kur janë porositur, por disa ditë më vonë. Kjo do të thotë se në qoftë se fondi dha urdhër për të blerë letrat me vlerë të një kompanie në prag të dividendit kur ajo mori aksionet, pagesa e kuponit të blerë kishte ndodhur tashmë dhe kështu vlera e aksioneve zvogëlohet. Por, kur fondi i investimit kishte urdhëruar blerjen e letrave me vlerë, aksionet kishin vlerën e dividendit të ngulitur. Prandaj, shitësi i aksioneve ishte i detyruar të kompensojë fondin e investimeve me një pagesë të barabartë me dividentin.
Pagesa kompensuese ishte subjekt i tatimeve të njëjta si dividendi origjinal, por në këtë rast detyrimi për të mbajtur tatimin mbi fitimin e kapitalit ishte kundrejt bankës që shiti letrat me vlerë. Dhe këtu ishte mashtrimi ligjor që – sipas prokurorisë së Këlnit ishte në bazë të mekanizmit të evazionit fiskal: nëse banka ishte e vendosur jashtë Gjermanisë, nuk kishte asnjë detyrim për të aplikuar taksa.
Përkundër kësaj, fondi i investimit të bankës që kishte blerë aksionet dhe kishte marrë pagesën kompensuese, mund të lëshonte një certifikatë që deklaronte se zbritja ishte paguar tek autoritetet tatimore gjermane. Kjo certifikatë ju dha të drejtën të kërkojë shlyerjen e një takse që nuk është paguar kurrë nga autoritetet tatimore gjermane./Monitor