Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se ekipet e Task Forcës kanë dalë sot në terren për të këshilluar qytetarët për mbajtjen e maskës në rrugët e populluara të Tiranës.
“Masat #antiCOVID
Task Forca ndërinstitucionale është në krye të detyrës për zbatimin e masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
Ekipet e Task Forcës kanë vijuar edhe sot këshillimet për mbajtjen e maskës në rrugët më të populluara të Tiranës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët.
Mos harroni
#maskë
↔? #distancë
#higjienë”, shkruan kryeministri Rama.