osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Masakrat që tronditën Shqipërinë, ngjarjet e bujshme pas viteve ’90-të

Masakrat që tronditën Shqipërinë, ngjarjet e bujshme pas viteve ’90-të

Krimi ka ngritur dorë fuqishëm në vend dhe po godet gjithandej. Disa të vrarë gjatë këtij viti, ku ngjarja më e rënd ishte ajo e 10 gushtit në Selenicë të Vlorës. Masakra e Selenicës me tetë të vrarë mund të konsiderohet pa frikë si ngjarja më e rëndë e ndodhur në vendin tonë pas viteve ’90.

Por, që prej vitit 1992 e deri më sot në vendin tonë janë shënuar një sërë ngjarjesh tragjike, siç ishte masakra e Libofshës, ku u shua një tjetër familje, autorët e të cilës u dënuan me varje, i fundit dënim i kësaj forme në Shqipëri pas viteve ’90. Por që nga 29 maji i vitit 1992 deri në 10 gushtin e vitit 2018-të janë të shumta masakrat që kanë tronditur vendin dhe që do të mbahen mend gjatë në historinë e vendit tonë demokratik.

Masakra e Selenicës- 10 gusht 2018

Masakra e Selenicës ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë pas sherrit për pulat mes dy familjeve të të njëjtit fis dhe kushërinj me njëri-tjetrin. Një nga gratë e familjes, teksa ndodheshin në një drekë familjare e ka akuzuar se i kishte vjedhur pulat dhe kaq ka mjaftuar që i riu të ngrihet, të marrë armën. Ai qëlloi mbi tetë persona, anëtarë të një familje. Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç si dhe tre gra. Emrat viktimave jane: Demir Zykaj 76 vjeç (kryefamiljar), Perri Zykaj 76-vjeç (bashkëshorte) Besim Zykaj 45-vjeç (bir), Azem Zykaj 49 vjeç (bir) Vasilika Zykaj 40 vjeç (nuse), Afërdita Zykaj 47-vjeç (nuse) Sara Zykaj 15 vjeçe (mbesë) dhe Ledion Zykaj 8 vjeç (nip).

Masakra e Tiranës- 4 nëntor 2014

Autor i kësaj masakre është shtetasi Kostandin Xhuvani, djali i aktores Luiza Xhuvani, ish-deputete në atë kohë. Në ambientet e nje pub-i në rrugën e Elbasanit, mbrëmjen e 4 nëntorit 2014, ai ka pasur ka një grindje të çastit me shtetasit Edison Jaho dhe Enea Xhaj që gjendeshin në tavolina të ndryshme. “Pas një bisede me tone të larta, shtetasi Xhuvani dhe miku i tij, viktima Demiraj, fillimisht kanë dalë nga lokali dhe më pas janë kthyer brenda një kohe shumë të shkurtër. Pas rikthimit në lokal, shtetasi Xhuvani i është drejtuar shtetasve Jaho dhe Xhaj “keni ndonjë problem” dhe menjëherë u ka qëlluar me armë tip pistoletë, duke lënë të vdekur këta dy shtetas. Por, nga plumbat e qëlluar prej armës së tij, janë goditur edhe shtetasit Arbër Demiraj, i cili ishte në shoqërinë e Xhuvanit, si edhe shtetasi italianGianpaolo Azzola, i cili gjenden ne lokal ne shoqerine e nje personi tjeter dhe qe nuk kishin asnje lidhje me palet ne konflikt”- thuhet ne dosje. Si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arbër Demiraj, i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij, Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida (ky i fundit rezulton që nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e goditjes me armë, por ka qenë shumë pranë lokalit), si edhe është deklaruar i vdekur në spital shtetasi italian Gianpaolo Azzola.

Masakra e Durrësit- 7 gusht 2009

Katër oficerë policie dhe një person tjetër kanë mbetur të vrarë në një masakër të shkaktuar nga Dritan Dajti në zonën e Plazhit në Durrës. Mes turmës së njerëzve, gjakftohtë Dritan Dajti nuk ka hezituar për të qëlluar me një pistoletë 15-she, i ndihmuar edhe nga kunati i tij, që mbante një automatik “Tomson”. Viktimë ka mbetur shefi i sektorit të operacioneve speciale, Fatos Xhani, 38 vjeç. Ai ka qenë i pari që ka ndërruar jetë, ndërkohë që tragjedisë së rëndë i janë shtuar edhe emrat e oficerëve Sajmir Duçkollari, 32 vjeç, Kastriot Feskaj, 40 vjeç, dhe Altin Dizdari, 33 vjeç. Nga e gjithë kjo, pushuesit që po kalonin në rrugë janë tmerruar. Ndërsa personi i pestë i vrarë gjatë masakrës ishte Ledion Mara, 23 vjeç, i cili është nipi i Dritan Dajtit.

Masakra e Kozarës- 9 shkurt 2006

Më 9 shkurt 2006 në fshatin Kozarë, në afërsi të Kuçovës, u vranë në shtëpinë e tyre tre pjesëtarët e një familjeje të re, ndërsa vrasja është konsideruar e katërfishtë, pasi njëra nga viktimat ishte një grua shtatzënë. Të vrarë nga të shtënat e një arme zjarri mbetën Shpëtim Mara, 35 vjeç, bashkëshortja e tij Florie Mara shtatzënë dhe fëmija 2-vjeçar, Artiol Mara. Autori ishte vëllai i Shpëtimit, Luan Mara.

Masakra e Urës Vajgurore- 17 qershor 1997

Edhe kjo ngjarje u shënua gjatë vitit 1997-të, ndërsa të vrarë mbetën ka policë Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano. Viktimë mbeti edhe roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar. Po ashtu u plagosën edhe 6 policë të tjerë. Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS , i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie. Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish.

Kurse pjesa tjetër që mbeti pas, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës. Disa persona rrëmbyen një autoblindë policie, duke kërcënuar uniformat blu dhe nën urdhrat e civilëve blindi i policisë u nis për tek vila e Protoduarëve. Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë antitanku, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë. Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit. Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë. Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua. Trupi i tij u lidh pas një autoveture, me të cilën e zvarritën deri në Berat, ku e dogjën. Dëshmitarët kanë treguar se protagonistët e kësaj masakre, por edhe ngjarjeve të tjera të rënda, ishin simpatizantë të dy partive kryesore në vend, PS-së dhe PD-së. Për këtë ngjarje është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm Musa Protoduari, ndërsa bashkëshortja e tij Fatbardha, ish-pronare e vilës së njohur në qendër të Urës vajgurore është dënuar me 17 vjet burg. Policia nuk ka bërë të mundur përcaktimin e vendndodhjes së tyre. Mendohet se ata fshihen jashtë Shqipërisë, të larguar që në momentin e ndodhjes së masakrës. Enigmë janë emrat e autorëve të tjerë të masakrës, të cilët mendohet se janë nga Veriu i Shqipërisë. Bashkëpunëtorët e tyre, persona me mbiemrin Protoduari, janë larguar jashtë Shqipërisë.

Masakra e Cërrikut- 23 maj të vitit 1997

Masakra e Cërrikut ndodhi më 23 maj të vitit të mbrapshtë 1997, kur qyteti ishte nën kontrollin e rebelëve të armatosur. Sapo autoblinda e gardës së Republikës hyri në qytet në tentativë për të shtypur rebelimin pata u sulmuan. Nga sulmi mbetën të vdekur 6 gardistë dhe u plagosën 22 të tjerë.

Maskara e Libofshës- 29 maj i vitit 1992

Masakra e Libofshës ndodhi në fshatin Libofshë, ku pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko. Vëllezërit Çuko kanë hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen, por zgjimi i foshnjës 8-muajshe të shtëpisë Magdalena Zykaj i prishi atyre planet duke i masakruar të gjithë anëtarët me leva.