Familja e Ridvan Zykajt dhe viktimave të shtëpisë së Demir Zykajt ndodheshin përballë njëra-tjetrës në fshatin Resulaj të Selenicës. Tek e para ka pllakosur heshtja absolute, ndërsa tek e dyta vaji ka shpërthyer dyert.
Në banesën ku vrasësi Ridvan Zykaj jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain, asgjë nuk është prekur, gjithçka është lënë si ditën e djeshme para gjëmës. Prindërit, motra dhe vëllai kanë ikur nga shtëpia, janë strehuar te të afërm të tjerë jashtë fshatit që prej orëve të para të mëngjesit, pasi dhanë dëshminë e tyre në polici.
Si[ raporton ”BalkanWeb”, pak hapa larg, përballë shtëpisë së 24-vjeçarit Ridvan Zykaj ndodhet banesa e Sarës e Ledjonit dhe gjyshërve të tyre. Dyert janë të hapura, kuja dëgjohet prej së largu për 8 njerëzit e një familjeje që mbyllën derën.
Ridvan Zykaj u kap në periferi të Selenicës mëngjesin e sotëm nga policia. ”BalkanWeb” u shpreh se ai ndodhej rreth 3 km larg nga banesa e tij në vijë lineare i fshehur në shkurre.
8 njerëz u vranë dje pasdite me kallashnikov nga Ridvan Zykaj, të gjithë pjesëtarë të familjes Zykaj, xhaxhai i babait të autorit me grua dhe familja e djalit të tij. Më të vegjëlit ishin Sara, 17 vjeçe dhe Ledjoni, 9 vjeç.