osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Masakra në ish-Bllok: Shpallet në kërkim edhe një person tjetër

Masakra në ish-Bllok: Shpallet në kërkim edhe një person tjetër

Pas masakrës së 4 tetorit në ish-Bllok është shpallur në kërkim Ervin Mata, i njohur si i dashuri i Elvana Gjatës. Mirëpo mësohet se edhe një person tjetër është shpallur në kërkim. Shtetasi Ajaks Boshnjaku, i cili ka lidhje miqësore me Ervin Matën.

Prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, kanë firmosur urdhër ndalimin, pasi ka dyshime se Boshnjaku është i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.

Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato. Kërkimet policore për kapjen e mikut të Matës deri më tani nuk kanë dhënë rezultat. Ndërsa, vijojnë të jenë ende të paidentifikuar edhe dy persona të tjerë, të pranishëm në lokalin “Monopol” me pronar Redi Popeskun. Ky i fundit ndodhet nën masën e arrestit në shtëpi pasi dyshohet për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Ai refuzon të dorëzojë pistoletën e tij që mban me leje, për të cilën prokurorët kanë dyshime të jetë përdorur në krim.

I arrestuari Ervis Martinaj po mbahen nën arrest me afat 30 ditor. Duke qenë se kjo kohë që i është lënë në dispozicion prokurorisë për të siguruar prova të reja po skadon, nuk dihet ende sesi do të veprojë institucioni i akuzës, për ta mbajtur në qeli të shumëpërfolurin. Edhe dy të dyshuarit e tjerë, Elion Hato dhe Geldo Hoti, ky i fundit, pjesë e grupit të Ervin Matës, vijojnë të mbahen në qelitë pas dyshimeve për akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave. Në kërkim vijojnë të jenë biznesmeni Mata dhe dy miqtë e tij, komando Meviol Bilo e Fabio Allushi. Listës së të dyshuarve i shtohet tashme edhe emri i Ajaks Boshnjakut./Sot