Më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën që njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ngjarja që shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend.
Gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër djem dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Shkodra humbi katër bijtë e saj, idealistë e plot shpresë për Shqipërinë ku po pritej të vinte demokracia. Tragjedia e tyre nuk u zbardh kurrë.
Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë dhe vrau 4 të rinj, sipas PD_së. Në fakt ngjarja ka hije të mëdha dyshimi dhe Sali Berisha është akuzuar si “hjeksi” i vrasjes së 4 viktimave!
Madje Berisha non grata dhe i akuzuar për disa vepra të rënda merr pjesë në homazhet dhe vendosjen e kurorave pranë Memorialit “2 Prill 1991” në Shkodër. /Ekskluzive.al