Ai është dëbuar nga policia fetare e Arabisë Saudite sepse konsiderohet “shumë tërheqës”, aq sa mund të shtyjë në tentacion gratë.
Lajmi bëri xhiron e botës duke shkaktuar një varg komentesh, veçanërisht në internet dhe në profilin në facebook të Omar Borkan al Gala, me profesion aktor e njëkohësisht fotomodel.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të Prillit, kur aktori sëbashku me dy bashkëkombasit e tij po merrte pjesë në një festival kulturor në Riad .
Papritur ndërhyri policia që e mori me forcë pasi “Komisioni për promovimin e virtyteve” dhe për parandalimin e veseve, kishte vendosur se burrat në fjalë “ishin aq shumë të bukur sa të bënin gratë të dashuroheshin”.
Në këtë pikë u vendos për dëbimin e tyre dhe largimin me forcë në Dubai. Omar ka marrë mbështetje nga shumë admirues. “Je i mirëpritur në Kore, do të presim me zemër në dorë”- është një nga komentet në profilin e tij.
Por ai tashmë nuk është beqar. Omar ka gjetur dashurinë e tij të vërtetë me të cilën ka lidhur martesë.
Bukuroshja quhet Asiana dhe po ashtu me profesion modele. Ata u martuan në dhjetorin e vitit që shkoi.
Fotot e ceremonisë së tyre: