Nga Akil Ylli
Shkaku qe me nxiti te shkruaj keto rreshta, pas nje fare heshtjeje disi te gjate, u be shpallja e listes se udheheqesve pulitik te Shqup ne qarqe. Tani ka shume mundesi, qe ndonjeri prej atyre “gojamelve” te detashmentit t’gatshem te neper byrektore, ti shkoje kashata keq e do turfulloj i mllefosur: hala se paska thy qafen, ky i mallkumi!
Per fatin e keq te tyre, ka dasht Zoti e m’ka leju hala me marr fryme, ne nje cep te ketij rruzulli. Dhe çfare eshte me keqe per ta, me te njejte mendesi, po ashtu si me pare. Kerkoj ndjese, por he per he, s’mund ti them dot derrit, daje! Ma vone si dihet, kismet! Rrota e historis sillet! Por ta leme me mire kete muhabet kot, dhe te flasim per gjera qe ja vlejne te diskutohen.
Para se te nis “recitimin”, do doja ti sqaroj nje here mire te gjithe ata qe turfullojne, pse perdor si tabel qitjet, gjithmon SHQUP-in? “Ne jemi opozit”; “ne duam RROTACION”; “Rrofte RROTACIONI” bertasin. Dakort mor rrot, por rotazioni fitoht, s’ta fal kush! Te jesh opozite duhet ta meritosh ate titull e jo te perpiqesh me mish e shpirt t’ju a ngrish buzqeshjen njerzve, duke manifestuar tere kohes instintet e egra antishtet. Pastaj s’ta ka kush fajin, pse te largohen njerzit si prej fruthit, dhe votat i sheh me dylbi persmrapshtit. Opozita ka gjithandej. Ka neonaziste, neofashiste e gjithfare soj partish, qe stolin e opozites e kane bere monopol. Ndaj me keto mend s’eshte çudi, qe kjo soj opozitet, ta kete prenotur gjate ate stol. Te pakten sa te jete gjalle Qoftlargu, votat do i shohin, jo me dylbi persmrapshtit, por me teleskop se prapthi!
Tani le ta leme parantezen dhe ti hijme “me kry’ temes kokrete. Nga titulli alegorik, kuptohet qe flitet per strategjin e zgjedhur nga Marshalli i SHQUP-it, per tu perballur me rivalet ne betejen elektorale. Duke pare pamundesin e Qoftlargut per te qene ne krye te shqupasve, per shkak te zullumeve te veta me korrupsioni, njeriu normal mendon, se shefat operaional ne qarqe, do te zgjidhte figura politike te spikatura, qe te ngjallnin besim, te pa konsumuara, te afte per te fituar. Por s’ishte e thene te ngjante keshtu. Ne tabllon e fushbetejes u çfaqen 12 koljonela t’dalun bojet, si gjela te shpupurishun nga betejat e humbura. Me i ra shkurt: Hupsa me patent!
Se çfare kriteri ka perdore Qoftlargu per te selezionare kete shtab matrahulesh, veç nje djall e di. Keta jane njeni ma zi se tjetri! Me ne krye Marshallin, te gjithe shquhen si mashtrues patologjik; te tjere si genjeshtare profesionist; e kusuri i hane fjalet sipas oreksit te çastit. Nje qerre prej tyre, jane te denuar me vendim gjykate, si shpifsa te ndyre, bile disa syresh, ate “knaqsi” e kane provuar nga dy here. Pjesa tjeter ka vene shishen ne radhe, ne pritje te proçeseve.
Mjafton te veçosh sjelljen e Xhekut te Markajve, te shohesh me çfare pasioni ka vjellur me pare ndaj Qoftlargut, e me çfare zellit rilepin ate jashteqitjen sot. Po shyqyr thuaj, qe s’ra nga ballkoni, ashtu siç pat premtuar me pare, po shkoj poshte ballkonit te falte gjynahet, se vajmedet pastaj. Por po ta shohesh holle, si vihet faj, po ashtu ka vepruar edhe me Lulash qyqarin. Ndersa sivellai i tij Gaz Juristi, u be telef i ziu hyp e zdryp shkallet Parlamentit, duke perjashtuar e riantaresuar antare nga grupi parlamentar, here simbas mides, here sipas Lulashit e here konforme Qoftelargut. I bani lamsh qyqaret!
Mendoj se çdo njeri normal, kur sheh keto biçim krejesash i ben pyetjen vetes, “si ka mundesi qe ksi robsh te pertypin çdo lloj pshtjellimi moral”? Pergjigja eshte e thjeshte : Jane perfqsues te ripertypsave! Kane nga kater stomaqe!
I qita prej tufet keta dy esemplare, sepse jane tipat egzak per ti çrytzuarur si dordolece, per te terrorizuar votuesit normal.
Per kusurin e koljonelave, pershkrimin mund ta plotesoj gjithkush vet. Kjo per thjeshte per arsye, se shkrimit pastaj s’do ja nxirrja kurre fundin. Mjafton gjithkush te shtoj nga pak per çdo koljonel, dhe ne fund do ta kete te plote çorben e ufullume, qe s’ka zog nanet me e kaperdi. As qejt e rrugve si afrohen!
Mandej duhet ti rezervojme hapsiren e nevojshme Marshallit, hupsit lexhendar. Strategut te teoris se dhunes edhe kur se pjerdh askush. Vesi del me shpirtin!
Siç dihet tashme, SPAK e ka ngujuar ne Kulle, ngaqe eshte ne “gjak” me shqiptaret, per zullumet e shumta me pushtetin. SPAK i ka hapur plancin e abuzimeve kriminale dhe po ja numeron zorret nje e nga nje. Ndaj çfaqet pernate ne penxhere, dhe shpraze mutrolozin, me shpres se do frymezoj uraganin popullor, qe e sheh vetem ai, me syte e nje mitomani patologjik. Te vetmit individe qe mbartin nje grimc shprese, ne ate oborr te pashprese, jane ata 20 a 30 egzemplaret me qafa te mpime, ngaqe kane kohe qe rrine me kry perpjet, duke prite haberet e hakshmit. Nuk e quajne me kot, Rrugica e Shpreses. Nje vend i sigurte ne Parlament, pikon prej Qillit!