Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Selami Jenishehrit, Besnik Troplinit dhe Suzana Topit.
Suzana Topi është kandidate në listën e Elbasanit nga radhët e LSI, ndërsa Kuvendit i janë shtuar dy (ish) aleatë të kryedemokratit Lulzim Basha, Selami Jenishehri i cili është Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë dhe Besnik Troplini i Ballit Kombëtar.
Tashmë Parlamentit do t’i shtohen tre deputetë të rinj. Betimi i tre deputetëve të rinj pritet të bëhet në seancën planare të radhës e cila do të zhvillohet të enjten.
Numri i deputetëve të opozitës së re ka shkuar në 117 dhe që të plotësohet numri i kërkuar në Kuvend, që është 140, duhen edhe 23 deputetë të tjerë.