osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Marrin fund thashethemet: “Ishte si gjarpër, më shkatërroi”! Përfundon në mënyrë të pazakontë martesa 25-vjeçare e Shpëtim Saraçit me Mira Konçin

Marrin fund thashethemet: “Ishte si gjarpër, më shkatërroi”! Përfundon në mënyrë të pazakontë martesa 25-vjeçare e Shpëtim Saraçit me Mira Konçin

Çifti i njohur në muzikë i viteve ’90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës në mënyrë aspak të zakontë, 25 vite pasi u bënë të famshëm në publik për romancën e tyre.

Ai, një kijues muzike, dhe ajo ekonomistja që u afirmua si këngëtare me koncertin recital të parë në Shqipëri, ishin ndër të paktat çifte të asaj kohe, që e zbuluan historinë e tyre para kamerave, gjatë një realizimi filmik të transmetuar në ekranin e RTSH-së. Tashmë prindër të dy fëmijëve, Erës dhe Drinit, ata i kanë dhënë fund kësaj historie të gjatë mes artistësh.

Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift. Por historia e ndarjes ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ca mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.

Pavarësisht ndarjes Shpëtimi duket se ruan marrëdhënie të mirë dhe shumë të afërt me fëmijët, sidomos me vajzën, së cilës dhe i ka komentuar në “Instagram”, ku e pyet se kur do të vijë në Shqipëri pasi e ka marrë malli shumë.

Ndërsa me të birin, Drin, nuk dihet sa të afërta i ka marrdhëniet pasi ai është këngëtar i muzikës rap dhe krijon vetë gjithçka, edhe pse e ka babain muzikant.

SHPËTIMI LA AMERIKËN PAS DIVORCIT QË E MBAJTI SEKRET, VJEN REAGIMI I FORTË I MIRËS

Divorcit të Shpëtimit dhe Mirës i doli tani tymi, por në fakt ka ndodhur më herët. Kompozitori Saraçi u kthye në Shqipëri, nga ku iku i zhgënjyer para katër vitesh, kurse këngëtarja po provon muzikën në New York. Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi janë dy artistë për vite rrëmbyen zemrat e shqiptarëve.

Çifti që rreth katër vite më parë vendosën të shpërnguleshin në SHBA, nuk e kishin menduar se në kontinentin e largët do t’u ndaheshin dhe rrugët e jetës pas çerek shekulli bashkë. Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënjyer duke u shprehur: “Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapëseprapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh ai pasi e nxorrën pa punë në RTSH.

Por duket se kjo shpërngulje për një jetë më të mirë solli probleme në jetën familjare të çiftit të artistëve. Shpëtimi dhe Mira i dhanë fund martesës së tyre në SHBA dhe këtë verë kompozitori u rikthye në Shqipëri, por i vetëm.

Në fakt, Saraçi ishte rikthyer pas problemeve me bashkëshorten e tij dhe zgjodhi bregdetin për të rimarrë veten pas një ndarjeje jo të lehtë. Duket se ai kishte vendosur të rikthehej në vend, ku dhe nisi menjëherë punën si kompozitor, në studion për të cilën kishte investuar shuma të mëdha parash, shpenzime që ishin kthyer në mollë sherri për çiftin.

Në rrjetet e tij sociale ai shfaq foto përgjatë punës së tij në studio, duke lënë të kuptohej që kthimi ishte përfundimtar. Nga ana tjetër në rrjetet sociale për herë të parë është shfaqur edhe Mira Konçi, e cila prej vitesh kishte zgjedhur të ruante një profil të ulët në media.

Aktualisht këngëtarja po përgatit këngën “Era” (njësoj si emri i vajzës së tyre), për t’u rikthyer kështu edhe në skenë. Ndarja mes çiftit të famshëm duket se nuk ka qenë e lehtë, pasi të dy as nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Tashmë si për Mirën ashtu edhe për Shpëtimin ka nisur një jetë e re, Mira si këngëtare në New York, ndërsa Shpëtimi si kompozitor në Tiranë.

Në lidhje me lajmet e ndarjes, asnjëri s’ka folur publikisht, por Mira ka zgjedhur të flasë me nënkuptime. Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunjë e vërtetë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, për faktin se ai u shpreh se ndjehej i zhgënjyer si artist me emër në vendin e tij.

Dy nga artistët më të njohur shqiptarë, u larguan për të ndjekur ëndrrën amerikane dhe aktivitetet e tyre të para ishin pjesëmarrja në aktivitete për shqiptarët. Së fundmi, në një postim të grimieres Lili Ismaili u shfaq Mira Konçi, komplet e kuruar. Konçi dukej rrëzëllitëse, teksa grimohej nga Lili dhe duket sikur vitet nuk kanë lënë asnjë gjurmë në portretin e këngëtares shqiptare.

E ëmbël njësoj si në fillimet e karrierës së saj, Mira që është nënë e dy fëmijëvë të rritur tek të 20-at duket si motra e tyre, tashmë që i ka dhënë dhe fund martesës. Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi janë ndër figurat më të njohur të viteve ’95 ajo si këngëtare e ai kompozitor i dhjetëra hiteve.

Çifti së bashku me dy fëmijët lanë Shqipërinë kur vendosën të shpërngulen përfundimisht në USA. I pyetur asokohe rreth këtij vendimi Shpëtim Saraçi u shpreh se ka të bëjë edhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për t’u dhënë një mundësi më të mirë shkollimi atyre në Amerikë.

“Ajo që është e sigurt është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH, që drejtoja, na e shkrinë në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh Saraçi.

RRËFIMI I SARAÇIT PASI MPOSHTI SËMUNDJEN: RIKTHEHEM NË MË SHUMË BESIM NË ZOT DHE TE FAMIJA!

Kishte kaluar kohë të vështira Shpëtim Saraçi kur dha këtë intervistë, pasi kaloi një sfidë të vërtetë jete dhe mposhti sëmundjen. Ai nuk e dinte se në pikun e punës do të goditej nga një ishemi cerebrale, që do t’i rrezikonte seriozisht shëndetin. Iu desh të shkëputej për pak, të kurohej jashtë vendit, që të mund të riaftësohej…

Një periudhë kur vuri vetën në provë, atë që ishte, ato që kishte. Një provë për veten, por edhe për miqtë.

“Miqtë e mirë duken në ditë të vështira”. Ky ishte mesazhi që i qëlloi Shpëtim Saraçit. “Unë nuk thashë asgjë”, tha ai gjatë një interviste vite më parë.

Veçse ndihet se gjatë periudhës së rikuperimit, ka kaluar jo pak, ka humbur dhe ka fituar dhe mes gjithçkaje edhe miq. Në një intervistë për ‘Panorama’ ai tregoi ndjesitë në atë periudhë të vështirë të jetës.

“Kalova një ishemi cerebrale, e cila më ka prekur sistemin e koordinimit dhe shpresoj në një rikuperim të ngadaltë, por të sigurt. Së paku kështu është është prognoza. Le të shpresojmë për më të mirën. Ky moment më shërbeu për të vërtetuar lidhjen e fortë që kam me besimin në Zot. Por më shërbeu për të kuptuar edhe më fort vlerën e familjes”.

Sipas Saracit, në të tilla raste njeriu ndjen nevojën për miq e familjen. “Në të tilla raste njeriu ndjen mall pa fund për cdo shok të vërtetë dhe pjestarë të familjes”.

A ka pasur zhgënjime? Saraçi shprehet kështu: “Fatmirësisht mund t’ju konfirmoj që lista e miqve të mi pas kësaj situate, mua m’u bë shumë më e gjatë se më parë dhe sinqerisht dua t’i falënderoj të gjithë. Ka pasur dhe zhgënjime, por kam dëshirë t’i lë në mjerimin e tyre”.

I lindur në Shkodër në vitin 1970, Shpëtim Saraçi është i njohur si autor këngësh dhe instrumentist shumë i njohur. Shpëtim Saraci është kompozitor i njohur shqiptar. Ai ka një krijimtari të pasur artistike dhe është pjesëmarrës në të gjitha aktivitet kulturore të rëndësishme të vendit.

Saraçi është vlerësuar me shumë çmime, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në muzikën shqiptare dhe festivalet e fundvitit. Ndërsa Mira Konçi, dy vite më e re nga ai, ka lindur në Tiranë dhe tani jeton në SHBA. Talenti i Mira Konçit u zbulua në fundin e viteve ’80-të nga kantautori Gjergj Leka.

U organizua një koncert recital për prezantimin e saj në publik dhe u transmetua nga Radio Televizioni Shqiptar. Një mega-koncert, një megaprezantim që bëri xhelozë këngëtarët më me zë të asaj kohe. Mira sillte një frymë të re në muzikën e atyre viteve që e kishte të nevojshme ndryshimin.

Pas atij prezantimi, Mira Konçi u bë protagonist e festivaleve të viteve në vazhdim. Njohja me Shpëtim Saraçin, bëri që ata të dominonin skenën e muzikës shqiptare për vite me radhë duke sjellë këngë që këndohen edhe sot. Pas martesës me Shpëtimin, Mira u largua nga muzika për t’iu dedikuar familjes së saj. Pjsëmarrja e fundit në një festival, ishte në nëntor 2009, ku mori pjesë në “Kënga Magjike 2009” me këngën “Sy Femije”.