Gazetari Alfred Peza tregon se ish-kryeministri Sali Berisha i ka caktuar një vijë të kuqe Bashës dhe Kryemadhit.Në emisionin ‘Provokacija’ me Muç Nanon, Peza ka treguar se sipas Berishës për Bashën ka vetëm një rrugë, të cilën ai e konsideron si vija e kuqe, ose Rama do ikë, ose opozita do shkrihet.
‘Berisha si lideri historik e shpirtëror për atë që po ndodh sot në opozitë, ka thënë se kemi vetëm një rrugë: Ose Rama do ikë, ose opozita do shkrihet dhe unë gjykoj që kjo është vija e kuqe që Berisha i ka propozuar Bashës e kryemadhit dhe të tjerëve dhe ata janë kukullat që zbatojnë atë që sufleri i tyre politik u thotë’, shprehet Alfred Peza.
Ndërkohë i pyetur për mundësinë e një marrëveshjeje të dytë mes Ramës dhe Bashës, Peza tha se nuk ka shans pasi gjërat janë shumë më larg seç i paraqet media.
‘Kjo do të duhet të ishte normale por realisht nuk jemi aq afër nga sa po thuhet në media. Nuk ka shanse sa ne do të donim të kishte për një takim të tillë që në rrethana normale duhet të kishte ndodhur.’