osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Marrëveshja Rama-Meloni/ Kryeministri i Bavarisë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri, një model i mundshëm

Marrëveshja Rama-Meloni/ Kryeministri i Bavarisë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri, një model i mundshëm

talia dëshiron të hapë dy kampe refugjatësh në territorin e Shqipërisë. “Një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”, tha kryeministri i Bavarisë Markus Söder gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Kristian-Sociale, CSU, e cila u mbajt në manastirin Banz. CSU është parti e djathtë.

Söder tha se ai e konsideron këtë model si më bindës se synimi britanik për të ngritur kampe për refugjatët në Ruandë. Kurse kryeministri i Shqipërisë Rama theksoi se çdo gjë që bën Shqipëria është në përputhje me ligjet dhe vlerat e Bashkimit Europian.

Nënkryetari i partisë CSU, Manfred Weber, i cili drejton grupin e Partive Popullore Evropiane në Parlamentin e BE-së, u bëri thirrje të Gjelbërve të heqin dorë nga qëndresa kundër marrëveshjes evropiane për politikën e migracionit.

Pas vitesh diskutimesh torturuese në dhjetor u arrit një marrëveshje për reformimin e politikës evropiane për azilin. Megjithatë në Parlamentin Evropian nuk është e garantuar shumica për miratimin e saj, këtë për shkak të qëndrimit të të Gjelbërve. Dështimi i kësaj marrëveshjeje do të çonte ujë në mullirin e populistëve të djathtë, tha Weber.

Marrëveshja Meloni-Rama në Gjykatën Kushtetuese

Në vjeshtë kryeministri socialist Rama nënshkroi me kryeministren e djathtë të Italisë,Giorgia Meloni, një deklaratë lidhur me ngritjen e dy kampeve refugjatësh në tokën shqiptare. Synimi është frenimi i migracionit përmes Detit Mesdhe drejt Italisë dhe rrjedhimisht drejt BE-së. Megjithatë, në të dyja vendet ka dyshime nëse kjo marrëveshje është e realizueshme ligjërisht.

Në Shqipëri marrëveshja Meloni-Rama po diskutohet në Gjykatën Kushtetuese. Institucioni më i lartë gjyqësor në Shqipëri pritet të thotë fjalën e vet dhe të vendosë mbi fatin e marrëveshjes Rama-Meloni aq shumë të debatuar për strehimin e të paktën tre mijë refugjatëve që kapen në tentativë për të hyrë ilegalisht në brigjet italiane.

30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Që pas firmosjes së marrëveshjes në Romë nëntorin e vitit të shkuar, ekspertë vendas dhe të huaj u shprehën skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian. DW