osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Marrëveshja për targat, në Kosovë kanë mbaruar vezet, aktivistët i gjuajnë me qershi Albinit

Marrëveshja për targat, në Kosovë kanë mbaruar vezet, aktivistët i gjuajnë me qershi Albinit

Marrëveshja për targat e arritur të mërkurën mes Kosovës dhe Serbisë, solli reagimin e Partisë Socialdemorkate të Kosovës. Aktivistë të saj ishin mbledhur pasditen e sotme para ndërtesës së qeverisë, teksa kryeministri Albin Kurti pritej të mbërrinte në godinë për të bërë prezantimin e buxhetit 2023.

Me brohorima “fshehu-fshehu”, aktivistët hodhën qershia në drejtim të kryeministrit. Ato nuk e prekën pasi shoqëruesit e tij hapën menjëherë çadrën. Ndërkohë, në mënyrë simbolike aktivistët hodhën qershi në hyrje të godinës.

“Kryeministri po i përdor diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi.

Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hanë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, tha në komunikatë PSD.

Vete kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i Kosovës ka filluar të hyjë skutave.

“Kryeministri i Kosovës ka filluar të fshehet, të hyjë skutave sepse ashtu e ka bërë punën. Mbrëmë vartësi i tij ka nënshkruar marrëveshje dhe i ka pranuar të gjitha ato që më herët që i kemi kundërshtuar së bashku”, u shpreh Molliqaj