osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Marrëveshja e “vdekjes”, si Prigozhin vulosi fundin e tij me tërheqjen nga kryengritja!

Marrëveshja e “vdekjes”, si Prigozhin vulosi fundin e tij me tërheqjen nga kryengritja!

Nga James Risen

Në një seri të çmendur ngjarjesh gjatë fundjavës, udhëheqësi mercenar rus Prigozhin filloi atë që dukej të ishte një grusht shteti kundër regjimit të Putinit, duke marshuar mercenarët e tij të Grupit Wagner nga pozicionet e tyre në Ukrainë, drejt Moskës.

Ata morën kontrollin e Rostov-on-Don, një qendër kryesore ushtarake, përpara se të marshonin në veri për në Moskë. Prigozhin dhe trupat e tij hasën pak rezistencë nga ushtria ruse; ai ishte gati të hynte në kryeqytet dhe të merrte pushtetin.

Por trimëria e tij nuk zgjati shumë. Pikërisht kur forcat e Wagner-it po afroheshin të shtunën në Moskë, Prigozhin papritur u përmbys. Ai pranoi një marrëveshje me presidentin rus, të ndërmjetësuar nga Alexander Lukashenko – lideri autokratik i Bjellorusisë dhe një aleat i ngushtë i Putinit.

Ai njoftoi se trupat e tij do të ktheheshin prapa. Prigozhin pranoi të largohej nga Rusia dhe të shkonte në një lloj mërgimi në Bjellorusi, ndërsa Putin pranoi të hiqte akuzën për rebelim të armatosur kundër Prigozhin dhe t’u jepte imunitet njerëzve të tij në lidhje me rebelimin.

Por ende nuk është e sigurt se çfarë do të thotë realisht marrëveshja e së shtunës dhe nëse ajo përfaqëson një fund të krizës apo thjesht një ndryshim taktik afatshkurtër në një duel të vazhdueshëm midis Prigozhin dhe Putin.

Por një gjë është e qartë: Prigozhin e humbi toruan të shtunën. Ai pati një mundësi të artë për të marrë pushtetin në një moment kur Putini ishte i befasuar dhe i pambrojtur. Ushtria ruse kishte shumë nga burimet e saj në Ukrainë dhe forcat e armatosura rëndë të Wagner-it kishin të paktën potencialin për të pushtuar shërbimet e mbetura ruse të sigurisë që ruanin Moskën.

Por momenti i Prigozhinit ishte i shkurtër. Tani shanset janë të mira që Putini do të vrasë rivalin e tij. Udhëheqësi rus ka eliminuar kundërshtarët e tij për shumë më pak dhe të mendosh se Lukashenko, një ushtar i Putinit, do të mbrojë Prigozhin në Bjellorusi është një çmenduri më vete. Moska ka një shtrirje të gjatë; Putin ka pasur shumë kundërshtarë të cilët janë vrarë në Perëndim dhe po ashtu në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, që mund të quhet një periferi e Moskës.

Nëse Prigozhin beson se Putini do t’i përmbahet marrëveshjes së tyre, ai nuk po mendon drejt, kjo mund të jetë arsyeja pse ai nisi tentativën për grusht shteti në radhë të parë.

Edhe Putini është gjithashtu një ‘i vdekur për së gjalli’, sepse aftësia e tij e dobët për të mbajtur pushtetin tani i është ekspozuar botës. Rebelimi i Prigozhin ka zbuluar se regjimi i Putinit është një guaskë e zbrazët dhe nuk ka në të vërtetë një monopol mbi dhunën në Rusi.

Të shtunën, Putin mbajti një fjalim kombëtar të zemëruar, duke e quajtur rebelimin e Prigozhinit tradhtar dhe “një thikë në shpinë të vendit tonë dhe popullit tonë”. Por vetëm disa orë më vonë, ai negocioi marrëveshjen me Prigozhin. Veprimet e Putinit i treguan popullit rus dhe pjesës tjetër të botës se kur të përballet me një kundërshtar të fuqishëm, ai do të mbyllë sytë. Ky është sigurisht mësimi që po përvetësohet tani nga udhëheqësit në Ukrainë dhe në NATO.

E vetmja lojë e Putinit për të mbetur në pushtet mund të jetë vrasja e Prigozhin sapo të vendoset në mërgim në Bjellorusi. Prigozhin, ndërkohë është i dënuar të presë vrasësin e tij, teksa pyet veten se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të tërhiqej nga kryengritja./TheIntercept