Me mijëra qytetarë grekë janë duke protestuar përpara Parlamentit në Athinë.
Kjo protestë është iniciuar nga “Marrëveshja e Prespës”.
Me flamuj në duar dhe parrulla kundër kësaj marrëveshje,ata kanë kërkuar anulimin e saj.
Ndrësa qeveria dhe aleatët po bëjnë llogaritjen e votave, opozita nga ana tjetër kërkon mosratifikimin e saj dhe kërkon zgjedhje të parakohshmë.
Në sheshin para parlamentit janë mbledhur rreth 600 mijë qytetarë nga e gjithë Greqia. Protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe gaz lotsjellës në drejtim të policisë.
Në protestë është bashkuar edhe organizatat vorioepiriote. Ndrësa, policia greke ka vënë në dispozicion 2.000 policë, dronë, helikopterë dhe pompa ujëhedhëse me presion.
Protestat që po zhvillohen ditën e sotme kundër Marrëveshjes së Prespës kanë agravuar në dhunë. Për këttë arsye raportohet për të lënduar.
Nga të dhënat paraprake mësohet se mes të lënduarve ka edhe fëmijë.
Shkak i acarimit të protestës është bërë përdorimi i gazit lotsjellës nga Policia çka ka bërë që njerëzit të trembur të shkelin njëri-tjetrin.
Një grup protestuesish kanë sulmuar policinë duke plagosur dhjetë efektivë.
Ndërkohë raportohet se një 45 vjeçar në mes të protestës është qëlluar me thikë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj plagosje.