Opozita greke kërkon që para nënshkrimit të çdo marrëveshjeje me Shqipërinë të zhvillojë një debat në parlament për të shmangur çdo precedent si ai me Maqedoninë.
Në lidhje me këtë çështje sekretari i Demokracisë së Re, George Kumutsakos kërkoi sqarime për rangun e temave që janë në tryezën e diskutimeve të Kotzias me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.
“A vazhdon pala shqiptare me pretendimet e saj mbi çamët, ku saktësisht janë bisedimet për përcaktimin e zonave detare krahasuar nga marrëveshja origjinale e nënshkruar nga Greqia dhe Shqipëria në vitin 2009 dhe a ka një datë për nënshkrimin e marrëveshjes” janë disa nga pyetjet.
“Në dritën e sa më sipër, dhe për të shmangur çdo zhvillim që mund të shkaktojë pasoja negative mbi interesat kombëtare, kërkoj që parlamenti të jetë i informuar për tekstin e marrëveshjes dhe përmbajtjen e saj dhe të diskutojë para nënshkrimit të detyrueshëm të saj”, deklaroi Kumucakos.