Marka “Louis Vuitton” ka nisur të prodhojë një seri të çantave me flamuj të ndryshëm të vendeve.
Mes tyre marka e njohur botërore ka prodhur edhe një çantë me flamurin shqiptar, e cila tashmë ka dal në shitje dhe mund të blihet lehtësisht në internet.
Kjo çantë është e prodhuar në sasi të limituar. Ndërkaq, kush dëshiron të ndjek trendet e fundit, por edhe të tregohet patriot duhet të shpejtoj ta blej. Çanta me shqiponjë kushton plot 10.335 dollarë, respektivisht 9.900 euro.
Kujtomë që produktet e kësaj marke kanë një bazë të vendosur çmimesh me të cilën nxirren në treg dhe në të cilën variojnë blerjet.