osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mark Marku, “sulm frontal”, kërkon “ngrirjen” e Berishës: Basha po përkeqësohet, Shehu po nxjerr PD-në në pension

Mark Marku, “sulm frontal”, kërkon “ngrirjen” e Berishës: Basha po përkeqësohet, Shehu po nxjerr PD-në në pension

Mark Marku u shpreh në emisionin “Log.” se duhet të ketë një “ngrirje” të përkohshme të marrëdhënies së Sali Berishës me grupin e PD-së, pasi SHBA e shpalli “non grata”. Sipas deputetit demokrat të zgjedhur në 25 Prill, protagonizmi në parlament i Berishës dëmton forcën që themeloi 30 vite më parë.

“Në gjykimin tim një kryeministër dhe një ish-president në momentin që mbaron mandatet largohet nga politika, kështu që ai do të duhet ta kishte bërë vetë.

Është fat i keq që nuk kemi parlament me dy dhoma që një pjesë e ekselencës politike kalon në një nivel pak më “parazitar” por është një garanci për sistemin. Kushdo që mbaron një mandat të kësaj natyre nuk ka përse të jetë deputet.

Normalisht kjo është një kosto, por PD, Basha e ka shumë të vështirë për ta marrë një vendim edhe nëse ja kërkojnë. Edhe vetë PD-ja e ka shumë të vështirë ti thotë kryetarit të vet. E para se vendimi nuk është i argumentuar përse është shpallur “non grata”.

Nga pikëpamja juridike shpallet fajtor kur e dënon një gjykatë. Grupi i PD apo Basha e kanë shumë të vështirë të marrin një vendim për një deputet që ka fituar mandatin. Zgjidhja do të ishte, por Berisha ka vullnet dhe e ka dëshmuar për politikën, ai ka deklaruar se do të jem aktiv.

Zgjidhja do të ishte një “ngrirje” për të mos u rënduar, për të mos e komplikuar këtë marrëdhënie me PD-në, një “ngrirje” e marrëdhënies, të Berishës me grupin e PD-së. Mund të vijë edhe në parlament, se nuk e pengon kush” tha Marku

Mark Marku e cilësoi dështim Kuvendin Kombëtar të PD-së. Për fjalimin e Lulzim Bashës ai tha se ishte pa mesazh, ndërsa theksoi se nuk u bë analizë për humbjen.

“Kongresi ishte një dështim, një fjalim i Bashës pa mesazh dhe në momentin që do të hapeshin diskutimet, filluan votimet për propozimet e Bashës, ishte formalitet, gjë shumë e papranueshme.

Nëse PD vazhdon kështu…nuk…. Kongresi që duhet të ishte forum debati që të bëheshin analiza nuk ndodhi” tha Marku duke shtuar se shenjat për demokratizimin e PD-së nuk janë të mira.

Jo vetëm kritika, por Marku kishte edhe akuza për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. “Listat orientohen, përzgjedhja nuk është edhe aq….kush i orienton? Grupi që ka organizuar Kongresin (Kuvendin)” tha ai.

Por cila është arsyeja e reagimit të fortë të Mark Markut? “Ai (Basha) po përsëritet të njëjtat gjëra si tetë vite dhe po i përkeqëson” tha deputeti.

Mark Marku kishte një sulm të hapur edhe kundër deputetit Tritan Shehu, që sipas tij nuk e do ndryshimin e partisë, pasi ka hallin e karriges së vet.

“Ndryshim nënkupton edhe qarkullimin e elitave.

Unë nuk habitem që Tritan Shehu fliste se cfarë ndryshimi, cfarë rithemelimi, sepse ai mendon që PD të gjithë qëllimin e vetëm ka të nxjerrë në pension Tritan Shehun deputet, por ajo del vetë PD në pension.

Pra, ai e mendon PD-në si instrument, që enklediset pak, bën edhe ca punë të tjera, por është edhe deputet, normalisht nuk e duan ndryshimin, si mund ta duan ndryshimin, se nesër do i thonë shko përplasu në zonë” tha ai.