Nga Edmond Arizaj
Sot Marku meriton respekt
Kushdo që e ka sulmuar, kritikuar, apo bëhet gati për shigjeta ndaj Mark Markut, duhet ta mbyllë gojën.
Qoftë ky militant, apo kryeministër.
-Marku është i vetmi deri më sot që nuk u bë kundërshtar pasi humbi, por pasi fitoi.
-Marku është i vetmi që nuk nxori të zezat pasi e zbythën nga partia e pushteti, por edhe pasi i dhanë post e pushtet.
-Marku është i vetmi që nuk kërkon ndryshim duke vënë veten në qendër, por duke vënë bindjet.
-Marku është i vetmi deri më sot, që u dhjeu mu në pushtet, benefite, përfitime, lëpirje, servilizma.
-Marku, si askush tjetër deri më sot, në të gjitha partitë, ka goditur kryetarin e vjetër dhe kryetarin e ri.
-Marku si askush tjetër deri më sot, nuk i përkëdheli kundërshtarët pasi u divorcua me të tijtë.
-Markut mund t’i themi plot gjëra nga nesër, por sot meriton respekt.