osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Marjeta Ljarja: U trondita dhe qava në burg

Marjeta Ljarja: U trondita dhe qava në burg

Filmi shqiptar është dritarja e vetme nga ku mund të shohim një kohë të pajetuar dhe të kuptojmë të vërtetën e madhe të munguar prej vitesh.

Kinematografia shqiptare u zhvillua pas vitit 1945. Deri në vitet ’70 bashkëpunimi me shoqëritë filmike të huaja duket se i do i jepte dritën jeshile historisë së artit tonë të shtatë, por jo. Shqipëria u izolua sakaq dhe sipas udhëzimeve të kohës artistët shqiptarë ishin të detyruar ta prodhonin atë me forcat e veta. 14-të filma do të shfaqeshin çdo vit, një shifër marramendëse e cila as mund të imagjinohet në ditët tona.

Në vitin 1978 pas xhirimeve të kryera në zonën e “ish-metarulgjikes”, regjisori Gëzim Erebara do të mbërthente ballë ekranit qindra shqiptarë për të parë fimin e tij ” Vajzat me Kordele të Kuqe”.

Nuk ishte aspak e lehtë që përgjatë atij sistemit të kishe lirinë që mund të doje në kamera apo skenar. Episodet me skenat masive të vajzave do të hasnin disa vështirësi që nga fotografitë e bëra në gjithë gjimnazet e Tiranës, deri në dyndjet e mëdha të grave ku gjithësecila kërkonte të merrte autorësinë në gjërat që kishte bërë duke ndërhyrë në skenarin e Erebarës dhe Luan Ramës.

Pjesa më e madhe e tyre sapo kishte mbaruar klasën e tetë ndërsa pjesa tjetër në gjimnaz. Në pamje të parë duket se për regjisorin nuk ishte e vështirë të gjente aktoren protagoniste. Por nëse kthehemi 40-të vjet pas, arrijmë të bindemi për të kundërtën. Ky proçes ishte një tjetër sfidë. Një nga ato që ofron jeta hera-herës dhe që në këtë rast filmin do ta udhëhiqte i njëjti emër: Jeta.

Vajza që trazoi të vërtetën e fshehtë të asaj kohe duke shkaktuar demonstratën më të madhe në kryeqytetin ku fashistët që e dënuan tragjikisht duke e ekzekutuar. Për aktoren Marjeta Ljarja, asokohe vetëm 22 vjeç kjo ishte një peshë jo e vogël fati që do të mbante në supe, mimikë, emocione dhe kujtesë. Sytë i shkëlqejnë kur rrugëton në nostalgjinë e personazhit që interpretoi dhe sytë i përloten kur kujton skenën e burgut.

“Unë për herë të parë në jetën time po shihja një burg. Dhe vetëm hyrja në atë qeli më krijoi një trishtim të jashtëzakonshëm. Thoja me vete: Po të të ndyhet gjithë jeta e të hysh në të vërtetë këtu? Të të mbyllet çdo ëndërr dhe të mos dalësh më? E mbaj mend atë gjendje që më kaploi. U trondita! U trondita dhe qava. Ishte një lot i dashurisë për jetën. Mirëpo pas dublave që kisha bërë me veten kjo s’duhej të ndodhte në xhirimin e skenës, pasi heroi nuk duhet të qante. Paskësaj m’u desh të gëlltisja çdo gjë dhe të dukesha e patronditur. E ftohtë.”

Jeta u anëtarësua në një grup ilegal plot me të reja antifashiste duke i dalë kundra mësuesve për të kënduar himnin antifashist. Janë të gjithë personazhe që mjeshtërisht u interpretuan nga figura emblematike të skenës dhe ekranit, ikona të kinematografisë shqiotare: Sandër Prosi, Drita Pelinku, Tinka Kurti, Anisa Markarian, Vangjel Heba, Shpresa Bërdëllima etj. Njerëzit e artit janë kultura e një kombi dhe artistët tanë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk jeton më, ia dolën të na thonë se “Arti është pasqyrim i jetës me mjete të bukura”. Sikundër janë edhe idealet në filmin

“Vajzat me kordele të kuqe“.

Sepse njeriu është i bukur kur ka ideale. Njeriu është i bukur edhe kur ëndërron për to. Pasi në fund nuk ka sistem apo shoqëri pa ideale.

Në thuajse të gjithë filmat e xhiruar para 30-40 vjetësh përtej ideoligjisë dhe kanoneve të realizmit socialist, në themel ishte njeriu që luftonte për liri, fshatari që mbillte grurin dhe misrin, edukatorja, nëna njeriu i punës. Sidoqoftë, sot të gjitha këto duken si mish i huaj që na pengon nuhatjen duke zbehur kësisoj dëshirën dhe mbi të gjitha mundësinë për të realizuar gjëra me të tillë përkushtim. Përse?/Nga Ilnisa Agolli /Konica.al