osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Marjeta Ljarja, një galeri të pasur rolesh në kinema dhe në teatër

Marjeta Ljarja, një galeri të pasur rolesh në kinema dhe në teatër

Marjeta Ljarja është aktorja e mirënjohur e kinematografisë shqiptare, e cilësuar si një prej emrave më të suksesshëm, por që me talentin saj ka spikatur dhe në skenën teatrore. E natyrshme, e sinqertë, e ndjeshme, mbetën tre linjat kryesore te cilësive të saj aktoriale. Kjo është arsyeja që u pëlqye shumë si aktore dhe përzgjidhej të luante role në dramat kombëtare.

Aktorja, një nga artistet më profesioniste ka një galeri të pasur rolesh në kinema dhe në teatër. Marjeta është një ndër aktoret, e cila mbetet pa dyshim një prej emrave dhe artistëve të merituar, e cila është vlerësuar për një kontribut të çmuar në skenën dhe filmin shqiptar, duke u renditur përkrah emrave më të njohur. Aktorja e njohur pogradecare numëron sot mbi 50 role në film dhe teatër.

Fëmijëria

Marjeta lindi në Pogradec në 3 shtator të vitit 1955. Talenti pwr aktrim spikati qw nw voglwli. Por përbri talentit të saj për aktrim, Marjeta vazhdon studimet në gjimnazin publik “Muharrem Çollaku” në Pogradec ku studion për katër vjet me rradhë me synimin që në të ardhmen të bëhet inxhiniere. Kjo është ëndrra e Marjetës. Ky është synimi i saj për të ardhmen. Të vazhdojë studimet në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Ende adoleshente ajo investon dhe punon për këtë ëndërr. Punon shumë me lëndën e matematikës dhe po ashtu punësohet edhe në ndërtim.

Aty nga fundi i vitit të katërt fati e do që Marjeta të marrë pjesë në një konkurs aktrimi në Elbasan pjesë e të cilit ishin shkollat nga të gjitha rrethet e vendit. I ftuar në të, Ministri i Kulturës së asaj kohe pasi dëgjon Marjetën i jep thuajse “urdhër” të konkurrojë në Akademinë e Arteve duke qenë se ajo vetë ishte kundër idesë për të konkurruar në Akademi madje as nuk e kishte çuar ndër mend.

“Ministri i Kulturës atëherë ishte perëndia. Ishte mbi Zotin. Unë nuk thashë asnjë fjalë vetëm mu mblodh një lëmsh lotësh mezi prisja të largohesha. Kam qarë aq shumë, me ulërima sepse ndërronte drejtimi i jetës sime”, tregon Marjeta.

Sot Marjeta Ljarja është nëna e dy fëmijëve Lorenës dhe Leandros, për më tepër është edhe gjyshe.

Teatri

Sinqeriteti në interpretim dhe emocioni u kthyen në dy shina shumë të forta përmes të cilave Marjeta spikati dhe u pëlqye në publik.

Si rolin e parë të artistja kujton rolin e dhelprës kur ishte ende në kopsht. “Këto i bënim shfaqje për vitin e ri. Ky ka qenë evenimenti më i madh i kohës. Mbaj mend që kanë qenë ca shkallë dhe dhelpra i kërkonte ndihmë ujkut për të marrë disa dhurata në majë të pemës dhe i thoshte që ja po t’i marrësh dhuratat i ndajmë bashkë”.

Disa role të tjera kujton gjatë viteve të shkollës fillore kur luante rolin e komandantes në konferenca partie apo edhe shfaqje që organizonin me shoqet e lagjes ku dhe konkurronin dhe ndanin disa ҫmime.

Në Akademi diplomohet me dy role në filmat “Vajza me kordele të kuqe” dhe “Në pyjet me borë ka jetë” ku dhe njihet me bashkëshortin e saj, Artistin e Merituar, Rikard Ljarjan.

Aktivitetin më të madh artistik aktorja e suksesshme 59 vjeçare e ka pasur para viteve ‘90 dhe kujton se kur ka qenë një nënë e re me fëmijët ende të vegjël është detyruar t’i refuzojë disa role sepse të tilla ishin kushtet familjare. Një ndër këto role është ai që luajti Yllka Mujo te filmi “Taulanti kërkon një motër” për të cilin kandidate ka qenë edhe Marjeta.

Kinematografi

Roli i saj i parë i aktores Marjeta Ljarja në kinematografi do të jetë ai i Donikës në filmin “Në pyjet me dëborë ka jetë”. E njohur për rolet e saj të shumta në filma e teatër, më të vështirin ajo veçon rolin tek “Rrethi i kujtesës”, film tek i cili, siç rrëfen edhe vetë, janë hequr shumë skena për shkak se ishin të rënda për publikun.

Nga karriera e aktores përmendim filmin Koha e Kometës/Time of the Comet- Krye Murgesha, Njerëz dhe fate-Halla, Amerika/LAmerica-drejtoresha e fabrikës, Vitet e pritjes-Nerënxa, Rrethi i kujtesës-Margarita Begolli, Telefoni i një mëngjesi-Mariana, Fillim i vështirë-Zana, Rrethimi i vogël-Drita, Enveri ynë-Bashkëshortja e Bujarit, Asgjë nuk harrohet-Sara, bashkëshortja e Andit, Një vonesë e vogël mësuesja, Rruga e lirisë-Vojsava, Kur xhirohej një film- asistentja e regjisorit, Në pyjet me dëborë ka jetë-Donika, Vajzat me kordele të kuqe-Jeta Duro dhe në teatër “Cuca e Maleve”-Cuca, “Këmbanat e muzgut” e Teodor Laços.

Cmimet dhe Nderimet

Në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar në prill të vitit 1987 u vlerësua me Kupën e Festivalit si “Aktorja më e mirë” për rolin e Zanës në filmin “Fillim i Vështirë”.

Për meritat e saj artistike Marjeta Ljarja është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Filmografia

Time of the Comet– Koha e Kometes (2007) …krye-murgesha

Njerez dhe Fate– (2003) …halla

Nata– (1998)

Viktimat e Tivarit(1996)

Lamerica– (1994) …. Drejtoresha e Fabrikës

Prindër të vegjël– (1991) (TV)

Vitet e pritjes– (1990)…….Nerenxa

Rrethi i kujtesës– (1987)…..Margarita

Telefoni i një mëngjesi– (1987)

Fillim i vështirë– (1986)…..Zana

Rrethimi i vogël– (1986)……Drita

Asgjë nuk harrohet– (1986)….Sara, bashkeshortja e Andit

Enveri ynë– 1985

Një vonesë e vogël– (1982)

Rruga e lirisë– (1982)

Kur xhirohej një film– (1981)

Në pyjet me borë ka jetë– (1978)

Vajzat me kordele të kuqe– (1978)

Burimi: Pol-Al.com/Marinela Lamçe