osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Marie Logoreci, simboli i nënës në skenë e film

Marie Logoreci, simboli i nënës në skenë e film

Marie Logoreci (Çurcija), lindi më 23 Shtator të vitit 1920 në Shkodër, ku mori edhe mësimet e para në shkollën femërore të “Motrave Stigmatine”, një shkollë që përmbante në programin mësimor edhe lëndë fetare fakultative. Në këtë shkollë si dhe më vonë në gjimnaz filluan të duken prirjet e para.

Maria e filloi aktivitetin e saj artistik që në shkollë, ku luante në teatrin e shkollës vizatonte dhe këndonte. Në vitin 1937 u transferua në Tiranë ku ndoqi një kurs njëvjeçar për kanto që u hap pranë Liceut Artistik në Tiranë, me pedagoge Jorgjia Trujën (Artiste e Popullit)

Në vitin 1945 ajo filloi të këndojë në Radio Tirana dhe në koncerte qe jepeshin në qytete te Shqipërisë si dhe shkoi turne jashtë shtetit si soliste e Korit Përgjithshem të Shtetit. Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë. Në 1947 filloi punën në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretimi i parë i saj ne skenën e Teatrit ishte Elmira në komedinë “Tartufi” të Molierit. Filmi i parë ku mori pjesë ishte bashkpunimi ruso-shqiptar “Skënderbeu”.

Maria u martua në Tiranë me Kolë Logorecin i cili në atë kohë ishte kthyer nga Vjena ku kishte mbaruar studimet e mesme e të larta për ekonomi (Shef i Buxhetit të shtetit në atë kohë dhe djali i Mati Logorecit, Mësues i Popullit)
Në Nëntor të vitit 1947 për Marien u hap perdja e jetës së vërtetë skenike, ajo tashmë ishte aktore e Teatrit Popullor, ku Maria do të luante shumë role, një pjese e madhe e të cilave do të ishin rolet e nënave.

Me punën e saj krijuese Marie Logoreci na ka dhënë një galeri të pasur figurash që nuk harrohen për skalitjen me mjeshtri, për forcën shprehëse e realizmin. Ajo është nderuar me urdhëra dhe medalje të ndryshme. Maria mban titullin më të lartë artistik “Artiste e Popullit” dhe Dekoratën “Nderi i Kombit”

Marie Logoreci vdiq në Tiranë nga një atak kardiak më 19 qershor 1988.

Disa nga premierat ne Teatrin Popullor (Teatri Kombëtar):

Çeshtja ruse (1947) – Xhesi
Tartufi (1947) – Elmira
Rrënjë të thella (1949) – Alisa Lengton
Komploti i të dënuarve (1950) – Kristina Padera
Halili dhe Hajria (1950) – Fatimja

Gjashte dashnoret (1952) – Aljona Patrovna
Toka jone (1954) – Loke
Intrige e dashuri (1957) – Ledi Milford
Shtate shaljanet (1958) – Triga
Hamleti (1960) – Gertruda

Shtëpia e Bernarda Albes (1961) – Bernarda Alba
Morali i zonjes Dulska (1962) – Tadrahova
Muri i Madh (1966) – Nena Xhun
Përkolgjinajt (1966) – Mara
Drita (1967) – Manushaqja – regjia: Marie Logoreci

Cuca e maleve (1967) – Prenda
Çatia e të gjithëve (1968) – Plaka
Përmbytja e madhe (1977) – Gjela

Filmografia:

Velikiy voin Albanii Skanderbeg / Skënderbeu (1953) – Kontesha
Femijët e saj (1957) – Fatimeja
Tana (1958) – Nëna e Stefanit
Detyrë e posaçme (1963)
Toka jonë (1964)

Oshëtimë në bregdet (1966) – Nena
Njësiti gueril (1969)- Nena
Operacioni Zjarri (1973)
Gjenerali i ushtrise se vdekur (1975)
Dollia e dasmës sime (1978)
Çeta e vogël (1979)