Kledi Kadiu do të jetë një nga prezantuesit e festivalit të 62-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Maria De Filipi në një nga mediat me te rëndësishme italiane “Canale 5” ka prezantuar koreografin shqiptar Kledi Kadiu, si prezantuesin e këtij viti të ngjarjes më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare Festivali i Këngës.
Prezantimi u bë live në një nga emisionet më të pëlqyera për publikun italian “Amici” ku evidentohen talentët e rinj italian.
“Ky do të jetë shqiptari që do të të prezantojë këtë vit festivalin në Shqipëri. Të urojmë shumë suksese”, tha ajo.