osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Margarita Xhepa: Xhirimet e “Koncert në vitin ‘36”, historitë me Albert Vërrinë

Margarita Xhepa: Xhirimet e “Koncert në vitin ‘36”, historitë me Albert Vërrinë

I vogël, shkonte në amfiteatrin e Apolonisë, ulej në shkallët e teatrit dhe mendonte se sa e sa pjesë qenë luajtur aty. Shumë më vonë, në moshën 32-vjeçare, ai do të shfaqej si një plak kapriçoz, i padurueshëm dhe shumë maskilist, por që me batutat e tij të bënte të qeshje pafund e të skalitej në mendje, në mënyrë të paharrueshme. Ishte xha Sulo ose Kapedani, e për ata që e deshën më shumë, Albert Vërria.

Ai u nda nga jeta të hënën në mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë, ndërsa dje, aktori i njohur pas homazheve të mbajtura në teatrin “Petro Marko”, u përcoll për në banesën e fundit. Nuk munguan mesazhet ngushëlluese nga presidenti, kryeministri, kreu i parlamentit, ish-kreu i Bashkisë Vlorë dhe kreu i tanishëm, por mbi të gjitha, nuk mungoi vlerësimi i kolegëve dhe artdashësve.

Artisti i më shumë se 100 roleve, i vlerësuar me titullin “Artist i Popullit” u shua në moshën 79-vjeçare. Ai ka interpretuar në filmat: “Përse bie kjo daulle”, “Kapedani”, “Brazdat”, “Operacioni i zjarrit”, “Shpërthimi”, “Shtigje lufte”, “Në fillim të verës”, “Thirrja”, “Koncert në vitin 1936”, “Goditja”, “Agimet e stinës së madhe” e shumë të tjerë pa harruar dhe role të arrira në teatër.

Vlerësimi

Shumë kolegë e kanë vlerësuar dje atë. Margarita Xhepa, një ndër koleget e tij në filmin “Koncert në vitin ’36” tha dje për “Gazeta Shqiptare” se është hidhëruar shumë, pasi është ndarë prej nesh një aktor i madh. “Një njeri i mrekullueshëm, një dhimbje për në artistët, sepse brezi i Bertit që erdhën të parët nga Akademia e Arteve, do të mbeten të paharruar për punën e madhe, për dashurinë që kishte për teatrin dhe për artin, për kinematografinë, për rolet e panumërta me artin e tij, me pasionin”.

Xhepa tha se me punën e madhe që ka bërë, ka krijuar figura të veçanta, të paharruara. “Mendoj se ndër më të veçantët mbetet ‘Kapedani’ në kinematografinë shqiptare. Ishte një aktor i madh i qytetit të Vlorës, që ka dhënë një kontribut të çmuar në teatrin ‘Petro Marko’”.

Ajo shprehet se, “Berti ishte njeri pozitiv, sepse e donte punën dhe njerëzit. Në festivale ishte gazi i shoqërisë me humorin e tij. Do na mungojë shumë dhe ndjej shumë keqardhje. E prita me shumë dhimbje lajmin e ikjes së tij”, tha Xhepa për “GSH”.

E pyetur për kujtimet mbi bashkëpunimin që ka pasur tek filmi “Koncert në vitin ’36”, Xhepa tha: “Së fundmi u bë një dokumentar për atë film. Një ide e bukur mes dy kohëve, se si kujtohet një film. Shkuam në Libohovë me Bert Ndreniken dhe Bert Vërrinë dhe kujtuam se si e kemi xhiruar.

Libohovitët na pritën me një respekt të madh dhe dashuri të jashtëzakonshme. Humorin e krijuan Bert Vërria dhe Bert Ndrenika. Kujtuam mbi një muaj xhirime në atë qytet të bukur mes mikpritjes së madhe”. Sipas saj, u krijuan figura të bukuar që mbeten ende në mendje nga ai film saqë për të, “Koncert në vitin ’36’ mbetet një nga pjesët më të bukura të punës në kinematografi.

“Ishin mbledhur aktorë shumë të mirë, siç i kishte zgjedhur e ndarë rolet regjisori Saimir Kumbaro. Bert Vërria kishte krijuar një personazh shumë të mirë. Po ashtu, edhe Bert Ndrenika. Kjo, edhe sepse rolet qenë ndarë duke iu përshtatur më së miri karaktereve të aktoreve”. Edhe pse rolet i vinin përballë e në ‘armiqësi’ me njëri-tjetrin, pushimet mes xhirimeve, ata i kalonin si miq.

“Ne kishim role që na vinin përballë dhe në kundërshtim me njëri-tjetrin. Berti ironizonte kastën e vjetër dhe ishte kundër nesh që kishim shkuar atje për koncert. Por, pasi mbaronin xhirimet, e rrethonim njëri-tjetrin dhe duheshim shumë e kishim respekt. Berti ishte shumë i këndshëm në shoqëri. Ndihmonte, e donte punën. Ishte gazi i shoqërisë”.

Filmi “Koncert në vitin 1936”, prodhim i vitit 1978, tregon vizitën e dy artisteve shqiptare (këngëtare dhe pianiste) në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare, gjë që “tronditi jetën e një qytetit tejet konservator”.

Albert Vërria interpretonte rolin e Nuri Beut, i cili ishte pjesë e kastës së qytetit që kundërshtonte mbajtjen e koncertit. Ai ishte një personazh plak i lig e komik, që e mbante veten për të parin e vendit e të kuvendit./Nga: FATMIRA NIKOLLI