osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Margarita Xhepa me rolin Zonja Mëmë merr çmimin “Actor of Europe 2021”

Margarita Xhepa me rolin Zonja Mëmë merr çmimin “Actor of Europe 2021”

Aktorja Margarita Xhepa “Nderi i Kombit” u vlerësua me çmimin “Actor of Europe”. Në edicionin e tij të 19-të festivali ndërkombëtar i teatrit “Actor of Europe”, që zhvillohet nën siglën “Liqen pa Kufij” në Prespë të Maqedonisë të Veriut, shpalli çmimet për artistët.

Teatri Kombëtar ka publikuar një material, ku thuhet se “Actor of Europe 2021” zonjës Margarita Xhepa iu dha për interpretimin e saj në rolin e Zonjës Mëmë te shfaqja “Kush e solli Doruntinën”, me regji të Laert Vasilit, i cili gjithashtu u vlerësua në këtë festival online.

Juria e festivalit, e përbërë nga prof. Meto Jovanovski, prof. Mimoza Rail dhe prof. Jani Bojadzi, vlerësuan me çmimin “Regjisori më i mirë i Festivalit” Laert Vasilin për regjinë e tij te shfaqja “Kush e solli Doruntinën”, bazuar në novelën me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë.

Ky produksion teatror u realizua disa vite më parë si bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës, teatrit “Aleksandër Moisiu”, Laert Vasilit dhe mbështetjen e Teatrit Kombëtar. Në këtë produksion teatror, për herë të parë u bënë bashkë në skenë disa prej ikonave më të shquara të skenës dhe teatrit shqiptar si: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti.

Teatri Kombëtar shprehet se shfaqja teatrore “Kush e solli Doruntinën” me regji nga Laert Vasili mori pjesë si shfaqje përshëndetëse edhe në festivalin mbarëkombëtar të teatrit online “Moisiu On”, si homazh për mjeshtrin e skenës dhe ekranit, të ndjerin Bujar Lako, i cili në këtë rol të tij të fundit në skenë, u vlerësua në festivalin “Talia e Flakës” (Gjilan) me kupën e “Aktorit më të mirë” në vitin 2016.

Në shfaqjen “Kush e solli Doruntinën” drejtuar nga Laerti Vasili, skena dhe kostumet janë nga Stela Laknori, muzikë Ambra Marjanaku, drejtor artistik Bashkim Hoxha. Në role aktorët Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti, Laert Vasili, Luli Hoxha, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Eralda Çaushi, Gjergj Doçi, Amos Muji Zaharia dhe Xhejni Fama./Sot.com.al/