Një skenë e frikshme ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Argentinos Juniors dhe Fluminense, e vlefshme për 1/8 finale të “Copa Libertadores”. Në minutën e 55-të, lojtarët në fushë u gjendën përballë një ndërhyrjeje të rëndë. Protagonist i pafat ishte Luciano Sanchez i cili në tentativë për t’i marrë topin Marcelos, goditet ashpër nga braziliani.
Ish-lojtari i Real Madridit nuk pati kohë të tërhiqte këmbën dhe e goditi Sanchezin direkt. Goditja ishte aq e fortë sa i theu këmbën kundërshtarit. Pamjet janë shumë të frikshme dhe mbi të gjitha të qarta. Në fakt shihet momenti i saktë në të cilin futbollistit i thyhet këmba dhe ai rrëzohet përtokë.
Marcelo, i cili u përjashtua për faull, pavarësisht se ndërhyrja nuk ishte e vullnetshme, e kuptoi menjëherë seriozitetin e situatës dhe thirri shërbimet e urgjencës. Ai ngriti krahët duke kërkuar falje dhe më pas shpërtheu në lot.
https://twitter.com/TrentDeBruyne/status/1686518351986581504?