osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Maqedonia e Veriut sërish në telashe. Bullgaria i bllokon negociatat: Nuk ka komb e as gjuhë maqedonase

Maqedonia e Veriut sërish në telashe. Bullgaria i bllokon negociatat: Nuk ka komb e as gjuhë maqedonase

Qeveria bullgare do që BE-ja t’i ndalojë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë.

Një mosmarrëveshje historike e ndezur midis dy vendeve fqinje në Ballkan është duke u bërë një çështje për Brukselin, sepse negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti.

Qeveria e shtetit që i përkiste Jugosllavisë deri në 1991 dhe është kandidat i BE që nga viti 2005 shpresonte se u kishte dhënë fund të gjitha mosmarrëveshjeve historike me fqinjët e saj duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut. Pasi u anëtarësua në NATO marsin e kaluar, vendi më në fund donte të niste rrugën e gjatë për anëtarësimin e plotë në BE. Por Bullgaria i sheh gjërat ndryshe.

Një dokument i titulluar “Memorandum Shpjegues mbi Marrëdhëniet e Republikës së Bullgarisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe procesin e asociimit dhe të stabilizimit” tërhoqi vëmendjen e mediave të Maqedonisë së Veriut javën e kaluar. Dokumenti prej 6 faqesh u dërgua nga kryeqyteti i Bullgarisë Sofje në 26 kryeqytetet e BE-së në gusht 2020. Ai shpjegon qëndrimin bullgar për disa çështje historike. Thelbësore për këtë janë “ndërhyrjet etnike dhe gjuhësore” që kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut në vitet 70 që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Procesi i pranimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron një mundësi të vërtetë për udhëheqjen e saj për të hequr dorë nga trashëgimia dhe praktika ideologjike e Jugosllavisë komuniste. Procesi i zgjerimit nuk duhet të legjitimojë ndërhyrjen etnike dhe gjuhësore të regjimeve të kaluara autoritare,” thuhet në memorandum.

“Maqedonas” – një identitet artificial?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por u lanë trurin gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase” u imponuan artificialisht. Ky pretendim nuk është i ri, është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.

Por si anëtare e BE-së Bullgaria tani ka një avantazh ndaj kandidatit të BE-së Maqedonisë së Veriut, avantazh që Sofja padyshim që dëshiron të shfrytëzojë.

Profesor Dr. Ulf Brunnbauer, drejtues i Departamentit të Historisë së Evropës Juglindore dhe Lindore në Universitetin e Regensburgut, i tha DW se memorandumi ishte mënyra e Bullgarisë për “zbatimin e një këndvështrimi nacionalist ndaj historisë dhe kulturës së një vendi tjetër dhe banorëve të tij”. Brunnbauer vazhdon: “kjo është sikur gjermanët t’u thoshin austriakëve se ata në të vërtetë janë gjermanë, ose nëse Danimarka do t’i deklaronte norvegjezët si anormalë, sepse vendi i tyre dikur ishte pjesë e Perandorisë daneze dhe gjuha e tyre standarde u zhvillua më vonë se gjuha daneze”.

Po a ekziston vërtetë Maqedonia?

Në Maqedoninë e Veriut, memorandumi u prit me tronditje – por edhe pjesë të opinionit publik bullgar e dënojnë gjithashtu tekstin. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov tha për mediat, se gjuha “nuk është një kriter për njohjen dhe mosnjohjen në Evropë në shekullin 21”. E drejta për vetëvendosje nuk mund të mohohet.

Sociologu bullgar Ivaylo Ditshev shkroi në një koment për DW maqedonisht se mesazhi kryesor i memorandumit ishte de facto “se Maqedonia në të vërtetë nuk ekziston”. Ditshev vazhdon: “Dhe kur një komb i ri me kokëfortësi refuzon të shpërbëjë vetveten – Bullgaria e sheh këtë si një akt agresioni.”

Pushtim apo çlirim?

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bullgaria, aleate me Fuqitë e Boshtit – Romën, Berlinin dhe Tokion, pushtoi pjesë të asaj që tani është Maqedonia e Veriut. Në historiografinë e Maqedonisë së Veriut, kjo periudhë quhet “okupimi fashist bullgar”. Në Bullgari, nga ana tjetër, thuhet se trupat bullgare “çliruan” vëllezërit në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë të miratuar nga parlamenti Bullgar vitin e kaluar, Maqedonisë së Veriut iu kërkua të ndalojë përdorimin e termit “okupim fashist” në librat e historisë duke iu referuar Bullgarisë dhe të fshijë të gjitha referenca të tilla nga monumentet në vend.

Tani qeveria bullgare po kërkon që Komisioni t’i rikthehet punës – dhe të arrijë rezultate. Përndryshe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE do të ndalet para se ajo të fillojë.

Nuk ka vend për pyetje dypalëshe

Ndërsa BE deri tani nuk e ka komentuar mosmarrëveshjen e re bullgaro-maqedonase, Gjermania, aktualisht kryetare e Presidencës së Këshillit të BE, u bëri thirrje të dy vendeve për t’i zgjidhur të gjitha problemet e hapura në komisionin e historianëve. Ambasadorja gjermane në Maqedoninë e Veriut, Anke Holstein, e kundërshtoi përpjekjen e Bullgarisë për t’u marrë me mosmarrëveshjet dypalëshe në kuadrin e zgjerimit të BE.

“Problemet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe,” tha Holstein për Radion Evropa e Lirë. Por sipas Dragi Georgiev, kryetar i ekipit të ekspertëve të Maqedonisë së Veriut në Komisionin bullgaro-maqedonas-verior, kjo nuk do të jetë e lehtë. “Memorandumi bullgar, i cili deklaron që gjuha dhe kultura moderne maqedonase nuk ekzistojnë, nuk është i dobishëm për suksesin e komisionit,” i tha Georgiev DW.