Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 137 raste të reja me koronavirus, kurse 9 persona kanë vdekur. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 në vend ka arritur në 9.934, dhe me 460 të vdekur, transmeton Anadolu Agency.
Sipas njoftoimit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në rrejtet sociale, 9 persona kanë vdekur, prej të cilëve tre janë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi dhe Struga, dhe dy nga Gostivari.
Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 103 të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 5.357.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1.542 teste të COVID-19, kurse deri më tani janë bërë në total 94.092 teste.