Pas votimit të nevojës për ndryshime kushtetuese, pason faza e dytë, kthimi i procedurës nga plenarja në komision, që përfshinë vërtetimin e draft-amendamenteve.
Prej përfundimit të draft-amendamenteve, deri në mbajtjen se seancës plenare për miratimin e tyre, patjetër të kalojnë më pak 30 ditë.
Në plenare, draft-amendamentet miratohen me shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve, 61 deputetë.
Pasi Kuvendi t’i mbarojë draft-mandamentet, ata shkojnë në fazën e debatit publik, kohëzgjatjen e të cilës e cakton vetë Kuvendi. Gjatë kësaj faze, Qeveria duhet të përpilojë propozim-amendamentet.
Nga momenti i dorëzimit të propozim-amendamenteve në Kuvend deri në mbajtjen e seancës plenare për përfundimin e fazës së tretë dhe të fundit, duhet të kalojnë të paktën 30 ditë. Për amendamentin e preambulës, përveç 2/3, nevojitet edhe shumë me Badenter.
Megjithatë kryeministri Zaev pret që në votimin e tretë dhe të fundit, ndryshimet kushtetuese të kenë mbështetje edhe më të madhe se 80 deputetë, raporton Alsat.
“Unë jam i bindur se një numër më i madh se 25 deputetë të opozitës do të na bashkëngjitën. Arsyeja është Maqedonia, ardhmëria e saj, sepse 80% janë për NATO dhe BE, sepse edhe VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saja të koalicionit janë për NATO dhe BE. Lojra me ardhmen e shtetit nuk ka më. Unë jam i bindur se hapin e radhës do e bëjmë së bashku”, deklaroi Zaev.
Nga ana tjetër kreu i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski thotë se deputetët që nuk votuan nevojën për ndryshimet kushtetuese nuk iu nënshtruan presioneve të kryeministrit Zaev. Ai thotë se 8 deputetët tanimë të përjashtuar nga partia, kanë votuar për shkak të interesave personal, pasi që u është premtuar amnisti.
Për përfundim të procedurës së ndryshimeve kushtetuese, nevojitën së paku 100 ditë, nëse nuk ka pengesa të tjera eventuale. Amendamente për ndryshimet kushtetuese përveç deputetëve të VMRO-DPMNE-së kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare shqiptare.