osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Manovrat për të zvarritur procesin me vite: Fatmir Mediu heq dorë nga gjykimi i shkurtuar…në emër të drejtësisë

Manovrat për të zvarritur procesin me vite: Fatmir Mediu heq dorë nga gjykimi i shkurtuar…në emër të drejtësisë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu duket se ka filluar ta ndiejë frikën e burgut. Teksa SPAK ka shtuar dozën e arrestimeve, Mediu po e kupton se nuk ja hedh dot pa u lagur me aferën e Gërdecit. Prej 3-muajsh procesi vetëm është shtyrë dhe sot avokatët kanë hedhur një tjetër hap për ta zvarritur.

Mediu në fillim të gjyqit kërkoi gjykim të shkurtuar, duke menduar se me uljen e dënimit do ja hidhte paq duke mos bërë asnjë ditë burg. Mirëpo me bërjen palë të familjarëve të viktimave, rreziku ndaj tij është shtuar dhe sot avokatët deklaruan se heqin dorë nga gjykimi i shkurtuar. Avokati i familjarëve të viktimave e cilësoi kërkesën si manovër për të zvarritur gjyqin. Dhe duket se pati të drejtë. Gjykata vendosi të shtyjë seancën më 8 shtator, ku do vendosë nëse do pranohet apo jo kërkesa. Sipas gjykatës, kërkesa duhet bërë nga vetë Mediu, ose avokatët duhet të kenë prokurë të posaçme.

Avokatët e Mediut kërkuan gjyq normal me argumentin se duhet të pyeten të paktën tre subjekte që jetojnë në vende të ndryshme (SHBA, Britani, Itali). Kërkuan pyetjen e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen. Po ashtu kërkuan ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç’rrethana ka ndodhur regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes)

Mbrojtjes iu rrëzua kërkesa fillestare për shtyrje të seancës deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, mbi rekursin e familjarëve të vendimeve të mëparshme të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit. Përfaqësuesi ligjor i familjarëve tha se ata janë tërhequr nga rekursi dhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ndikon në procesin ndaj Mediut, pasi është vetëm procedurë. Togat e zeza pas arsyetimit të përfaqësuesve të familjarëve dhe të organit të akuzës, që ishte po ashtu kundër kërkesës së avokatëve të Mediut, e rrëzoi këtë të fundit.

Për avokatin Dorian Matlija nuk mund të vijohet kështu. Sipas tij, ka rrezik që Mediu të ndjekë shembullin e Adriatik Llallës apo Arben Ahmetajt. Ish-kryeprokurori u gjykua në liri dhe sapo u mor vendimi për dënimin e tij me 2 vite burg, u arratis. Demalia tha se i njëjti rrezik është dhe për Meidun, prandaj duhet masë sigurie ndaj tij.

“Pavarësisht përpjekjeve, disa prej tentativave edhe funksionojnë herë pas here, siç u tha kemi shtyre deri më datë 8 shtator. I vetmi merak që kanë tani familjarët e viktimave dhe gjithë të dëmtuarve të tjerë të shpërthimit është se mos ndoshta ndodh e njëjta situatë, siç ndodhi që Llalla iku, Ahmetaj iku. Ndoshta është rasti që Prokuroria e Posaçme të konsiderojë një masë sigurie për çdo rast sepse një proces i tejzgjatur ka rreziqet e veta brenda”, u shpreh Matlija.

Ndërsa avokati i Mediut, deklaroi se kanë kërkuar përsëritje të akt-ekspertimit, pasi sipas tij kanë dyshime se shpërthimi nuk ishte aksident, por një zjarre vënie e qëllimshme.

“Kemi kërkuar përsëritje të akt-ekspertimit. Zvarritje e procesit do të thotë të bëhet proces. Gjykimi i Shkurtuar u kërkua nga ne për të zgjidhur në mënyrën me të lehtë, përderisa na jepet ky kazus. Prokurori dhe gjykata nuk ishin dakord të shpreheshin për parashtrimin tonë. Në seancën që do përcaktohet, do të ketë një listë emrash. Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për qellim vënie të zjarrit në fabrikën e demontimit”, u shpreh Ardian Visha.