Ish ministri i Drejtësisë dhe përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qënë dhe është i vënë nën survejim nga ana e FBI, DEA-s amerikane të antidrogës dhe organeve ligjzbatuese shqiptare. I cilësuar si një nga “delfinët” e Ilir Metës në LSI, pasi iu kërkua 1 mijë herë falje nga Monika për shkarkimin si ministër Drejtësie, Ylli Manjani është person nën hetim për lehtësim të trafikantëve të drogës, favorizim të aktivitetit të tyre, përfitim nga trafikantët e drogës dhe për më tepër lehtësim dhe favorizim për largimin e tyre përmes mekanizmave shtetërore pas vënies në kërkim brenda dhe jashtë vendit për aktivitetin e tyre kriminal.
Më konkretisht, Ylli Manjani pritet të thirret nga prokuroria për të dëshmuar lidhjet e tij me supertrafikantin e drogës dhe të mbiquajturin “Eskobari i Ballkanit” Klemend Balili. I cili ka qënë dhe një zyrtar i lartë i LSI dhe përfaqësues i partisë së Metës në administratë si Drejtor i Shërbimit Rrugor në Sarandë.
Pikërisht në “nyjen” e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe anasjelltas Greqi-Shqipëri-Itali. Pra një post për të pasur rrugë të “pastra” që të trafikohet drogë.
Ylli Manjani do të pyetet në lidhje me dhurimin nga ana e Klemend Balilit e një banese për të në Sarandë.
Manjani deri më tani nuk e ka mohuar një akuzë të tillë, dhe prokuroria ka hetuar ndërkohë që do të dëgjojë nga nga vetë ai versionin e dëshmisë dhe si është e vërteta. Njëherësh pasi është hetuar do të pyetet Manjani dhe për vonesën në përkthimin e dosjes së Klemend Balilit të ardhur nga Greqia dhe të përpiluar bashkë me DEA-an amerikane, që do të sillte dhe lëshimin e arrestit ndërkombëtar për të.
Manjani si Ministër Drejtësie në atë kohë luajti shumë me kohën e autoritetin që do përkthente këtë dosje, duke i dhënë mundësi supertrafikantit të drogës në Ballkan dhe mikut të tij Klemend Balili që të largohet dhe ti shpëtojë arrestit.
Njëherësh do të hetohen dhe lehtësirat e krijuara në strehim, pasi dyshohet se Balili është strehuar në banesën e Manjanit. Por nga ana tjetër, duke parë lidhjet e ngushta dhe faktin që Manjani po sillet si një “zar” i Metës, me të gjitha deklaratat e dhëna deri më tani, fijet të dërgojnë tek Presidenti aktual i vendit. Për të cilin ka ardhur dosja dhe për të nga FBI dhe DEA konkretisht për lidhjet me supertrafikantin Klemend Balili. Dhe nëse bashkohen të dyja dosjet bashkë me Manjanin, atëherë mund të ketë një akuzë për grupim të strukturuar kriminal në trafikun e drogës. Akuzë shumë e rëndë për Metën dhe Manjanin.
Por hë për hë pritet dëshmia e Manjanit për plotësimin e dosjes hetimore për të shumëkërkuarin Balili. Më pas do të shihet bashkimi i dy dosjeve në një. Dhe pas kësaj, qelia e burgut për Manjanin dhe Metën është akoma më e sigurtë me këtë akuzë./Pamfleti.com