Është me të vërtetë një çmendur me ish politikanët shqiptar, që edhe kur janë njerëz pa pikë personaliteti, falë rrjeteve social nuk lënë vend pa këshilluar, kërcënuar bile edhe vendosur, se çfarë është mirë apo çfarë është keq në politikat e një shtetari, apo të një shteti. Por, duke i njohur mirë se kush janë dhe çfarë nivel inteklektual kanë, ndjehesh keq se të tillë idiotër kanë drejtuar edhe dikastere. Kjo tregon se ku jemi katandisur.
Sot Ylli Manjan, si lehsi i përhershëm pa kolibe, sepse askush nuk e di se ku punon që pas largimit nga strukturat e LSI, ka marrë përsipër të gjykoi vendimet dhe politikat e Kosovë.
Bile ai shkon më tutje duke lehur duke e quajtur propozimin e Thaçit “maskarallëkun e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Por lehsi pa kolibe, që gjen strehë nga njëherë nëpër ferrat e Shqupit, ka gjendur si urdhërues të këtij propozimi Xhorxh Soros dhe Fondacionin e tij. Miku i Balilit ka vendosur: Thaçi po bënë me Sorosin aferë anti-shqiptare!
Njeri president dhe tjetri një nga njerëzit më të rëndësishëm në Glob, vajmedet për ta, kanë mbetur t’i gjykoi dhe dënoi avokati i kioskave Manjani.
Por lehsi Manjani po e quajmë të tillë se nuk ka tagrin e kritikut kur nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe aq më tepër atë të jashtme flet larte poshtë për të rënë nësy, duke pritur t’i hapet ndonjë derë partie, për të filluar edhe njëherë zanatin e hajdutit.
Por në fund Manjani del aty ku i ha kurrize dhe e ka kapur tmerri, duke akuzuar Sorosin si autor të reformës në drejtësi e që kryehajduti e quan “padrejtësi” sepse përderisa ai dhe bandat e LSI dhe SHQUPI-it janë pa dënuar. natyrisht që reforma është e padrejtësisë
Ja reagimi i Ylli Manjanit që nuk kuptohetse çfarë thotë dhe kujt i’a thotë:
Nëse realisht familja Soros është përfshirë në këtë maskarallëkun e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shteti Shqiptar duhet të reagojë.
Do apo s’do Edi Rama, herët ose vonë!
Si fillim Fondacioni ‘Soros’ duhet të dalë jashtë ligji dhe dëbohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Investimet off shore (nëse ka të tilla) të kryera prej këtij grupi, i konfiskon shteti!
Në vijim kontaktet me familjen Soros, duhen konsideruar si të papërshtatshme.
S’kemi pse ta duam ne më shumë sesa Hungaria, vendi i tij!
Gjithnjë nëse familja Soros ka rol në këtë aferë anti-shqiptare!
P.S. Nuk po e fajësoj për reformën (anti) drejtësi. Se në fund të fundit atë e bëmë vetë. Por kufijtë e Shqiptarëve janë temë për të cilën është derdhur gjak ndër shekuj./Ekskluzive.al