osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Manjani ka pajisur Balilin, me dëshmi penaliteti false si “i padënuar”, kur Ilir Metaj e bëri drejtor transporti… droge

Manjani ka pajisur Balilin, me dëshmi penaliteti false si “i padënuar”, kur Ilir Metaj e bëri drejtor transporti… droge

Edhe ky fakt, tregon se gjurmët e “Eksobarit”, çojnë në gjurmët e “dhelprës” që struket në Presidencë, i cili u shfaq në Lezhë me fytyrë të zverdhur, prej nga përshëndeti prangosjen e kryetrafikantit të tij, me zë të dridhur si “miu në çark”, ndërkohë që frika dëshmisë së tij, ka mbërthyer edhe katër ministrat Vasili, Panariti, Haxhinasto e Manjani, të cilët kanë firmosur koncesione e letra të paligjshme për Balilin, në shkëmbim të shpërblimeve

Vetëm 1 muaj, pasi LSI u ul në kolltukët e pushtetit “Rama-1”, pronarët e partisë “morri i kuq” Ilir Metaj e Dr Monika Kryemadhi, u dhanë urdhër ministrave Manjani, Panariti, Haxhinasto, Gjosha e Koka, të emëronin urgjent, drejtorët e pjesës së pushtetit të partisë, nëpër zona.

Në krye të listës së ministrit Edmond Haxhinasto, ishte emri i “juristit” Kelment Balili, për postin Drejtor i Transportit Rrugor të Rrethit Sarandë, ku bashkëngjitur listës, me shënimin “Saranda me përshpejtim”, shef Likja i kishte çuar dhe këtë kërkesë, të firmosur nga vetë “Eskobari”:

– “Unë Kelment Balili, jam diplomuar për “Drejtësi” në Fakultetin “Kristal” në vitin 2009, me titullin “Jurist”, kryer studimet me rezultate të mira, si dhe kam kryer, Master Niveli i Dytë MND, Dega “E Drejta Civile” Profili Shkencor. Përsa më sipër, mendoj se kam aftësitë dhe shpreh dëshirën, të punoj në Drejtorinë e Transportit Rrugor Sarandë, në detyrën “Drejtor”.

Ministri Haxhinasto, firmosi vendimin e emërimit brenda sekondës, ndërkohë që porositi drejtor Balilin, të merrte formalisht një Dëshmi Penaliteti, sa për ta patur dokument në dosje, mbasi edhe ai e dinte më mire, se ishte Jurist me “Master”, diplomuar me rezultate të larta.

Ndërsa tani, që Balili u prangos si trafikant droge, çifti Metaj-Kryemadhi e Elona Guri, që i merrte Balilit “pjesën” dhe e dorëzonte tek Monika, po bëjnë sikur nuk e njohin fare Eksobarin, përpjekje mjerane, që Ilir Metaj e nisi nga Lezha, i shfaqur me zë “lepuri” dhe fytyrë “mehiti”.

Sikur nuk e njeh, po bën edhe Ylli Manjani, ish-Ministri i Drejtësisë, i cili, kur Ilir Metaj e emëroi drejtor transporti në Sarandë, ai e pajisi Kelmend Balilin me Dëshmi Penaliteti false, si “Person i pa dënuar”, kur në fakt, Manjani kishte në zyrë, letrat e kërkimit ndërkombëtar, depozituar nga drejtësia greke e 3 shtete të tjera, për trafik droge, etiketuar si “Eksobari Ballkanit”.

Të gjithë horat e LSI, ish shefa të Balilit, po bëjnë sikur nuk e njohin Kelmendin e sikur, nuk kanë asnjë lidhje me të, ndërkohë që i kanë dhënë afro 2 milionë euro tendera për policinë private “Balili CO”, i kanë inaguruar super hotelin “Santa Quaranta”, morën dhuratë nga 1 apartament në Sarandë dhe kishin në dispozicion falas, nga një suitë private brenda super hotelit, ku shkonin çdo fundjavë… me dashnoret dhe trafikantët./Pamfleti