Ylli Manjani thotë se ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së kanë dështuar në Tiranë. Sipas tij, pasojat e dështimit të tyre bien mbi kurrizin tonë.
“Bilanc ambasadorësh:
1.Donin të luftohet droga, por u përhap si kurrë më parë. Kanabisim as e panë fare. Dështim!
2.Donin të luftonin Korrupsionin, por është thelluar edhe më shumë. Dështim!
3.Donin drejtësi të pavarur, por sot është më e varur se kurrë nga qeveria. Për më tepër, mbyllja gjykatave e ka bërë qeverinë “legjitime” në çdo paligjshmëri. Dështim!
4.Donin të arrestohen ministra, por u mbrojtën e po dalin të pafajshëm. Dështim!
5.Donin të arrestohen të fortët e të kërkuarit, por veç Shullazi që u dorëzua vetë se të tjerët ikën. Dështim!
6.Do na hapnin negociatat po të miratohej reforma në drejtësi, por na hapën kokën me deklarata. Negociatat jo e jo. Dështim!
Ka edhe të tjera, por këto janë kryesoret. Ishin çështje që u përfshinë vetë ambasadorët e huaj (SHBA e BE) ku “dhanë garanci” se këto gjera do bëhen!
U përfshinë në mënyrë të jashtëzakonshme, por dështuan në mënyrë po aq të jashtëzakonshme!
Të gjithë ata që vijojnë të flasin për “Ëashington e Bruksel” duhet të kuptojnë se e kanë kot. Shqipëria është aq e vogël sa nuk merr dot vemendje.
Ne vlejmë sa një deklaratë që e harton zyra përkatëse e shtypit e nivelit më të ulët.
Shpesh ajo deklaratë nuk ka lidhje me Shqipërinë reale, por thjesht me Shqipërinë politike.
Ndaj duhet mbledhur mirë rradakja për të ndërtuar shtetin e demokracinë ne këtu. Duhet ta bëjmë vetë, por jo me forcat tona.
Duhet ta bëjmë me mençuri, siç e kanë bërë të tjerët para nesh. Askush se ka bërë shtetin e demokracinë me ambasadorë e as me sytë nga ambasadat për të shkëputur ndonjë deklaratë të favorshme.
Nuk ka zgjidhje perfekte nga jashtë. Faktet tregojnë se edhe ata dështojnë!
Por kusuret i mbajmë ne…