Reali i Madridit po diskuton me shumë klube në këtë moment mundësitë e transferimeve të lojtarëve cilësorë, ku në planet kryesore përfshihet mesfushori me tipare sulmuese i Celsit dhe kombëtares belge, Eden Hazard. Por, ndërsa Reali dëshiron të zëvendësojë Ronaldon me një superlojtar, disa element nga gjiri i vet duan të ikin e një ndër ta është Luka Modric, i cili u shpall edhe “Topi i Artë” i Botërorit të Rusisë.
Në fakt, Kroacia pati me të vërtetë një ecuri të mirë këtë verë madje ishin edhe rrugës për tu bërë kampion Botëror, duke u mposhtur në finale nga Franca me shifrat 4-2. Luka Modric dhe Mario Mandzukic janë dy lojtarët më të mirë të Kroacisë, derisa do të jenë në pushime deri tani vonë.
Pushimet tani kanë përfunduar derisa Mandzukic ka postuar një mesazh që ja ka dërguar Modricit. “Çfarë kohe ne patëm. Koha që të kthehemi në klubet tona”.
Modric, po ashtu, në fotografinë e postuar, shihet si shenjë që Modric do të qëndrojë në Real Madrid edhe nëse ka një interes të madh nga Interi për të. Gjithsesi, Mandzukic e ka këshilluar të mos e braktisë Realin, pasi, nëse vendos të shkojë te Interi në këtë moment do të bënte gabimin e jetës.