Finalja e Superkupës së Europës u luajt në Athinë ku përballë ishin fituesit e Champions League dhe fituesit e Europa League
GREQI – Manchester City është fituesi i trofeut të Superkupës së Europës pasi ka mundur Sevilla-n pas gjuajtjes së 11-metërshave.
Koha e rregullt mes këtyre dy skuadrave u mbyll në barazim 1-1. Ishin spanjollët që kaluan të parët në Avantazh në pjesën e pare, ndërkohë që në të dytën skuadra e Guardiolës arriti të barazojë shifrat në 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll 90 minutëshi.
Në bazë të ndryshimeve të reja në rregulloren e futbollit, finales së Superkupës i është hequr koha shtesë prej 30 minutash në rast të barazimit të kohës së rregullt duke vendosur fituesin me penallti.
Pas gjuajtjes së penalltive kampionët e Anglisë i shënuan të pesta goditjet e tyre, ndërkohë që Sevilla shënoi 4 nga pesë që gjuajti duke humbur penalltinë e pestë e cila ishte marrë përsipër nga mbrojtësi serb Gudejl i cili goditi traversën.