Ministrja e Shëndsetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka shkuar më tej asaj që deklaroi kryeministri Edi Rama për venedin që dhuroi vaksinat e para kundër covid.
“Nuk e tregojmë shtetin që i ka dhuruar vaksinat sepse këtë gjë na e ka kërkuar vetë vendi që na i ka dhënë. Një arsye mund të jetë që vendet e tjera mund t’i duan dozat që kemi marrë ne, dhe vendi ka zgjedhur t’ja japë Shqipërisë.
Kemi ruajtur një marrëveshje konfidencialiteti me vendin që na ka dhuruar këto vaksina. Nuk do të bie në përsëritje. Rama e shpjegoi edhe arsyen e vendit mik që ka treguar solidaritetit. Vendi ka kërkuar që të ketë konfidencialitet” – tha Manastirliu në emisionin “Open”.
“Plani i vaksinimit ka vendosur kategoritë prioritare. Kemi vendosur që të kemi qendra të përqendruara vaksinimi, “Air Albania” ka kapacitet prej 60 postacionesh. Sot janë vaksinuar 50 mjekë dhe infermierë, kaloi shumë mirë pa asnjë problematikë.
Do të vijojmë 50-60 të vaksinuar në ditë. Do të rrisim numrat. E vendosin ata që bëjnë planin ditor. Brenda 8-9 ditësh mbarojnë dozat e para, ndërkohë presim serinë e dytë” – tha ministrja.