osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Manastirliu: Sterilizimi edhe në Elbasan, ulen infeksionet spitalore

Manastirliu: Sterilizimi edhe në Elbasan, ulen infeksionet spitalore

“Këtë vit rikonstruktojmë urgjencën multifunksionale dhe pajisim spitalin me rezonancë magnetike e pajisje me vlerë 1.2 milion euro”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga deputetet e qarkut të Elbasanit, vizituan sot spitalin rajonal, ku panë nga afër procesin e sterilizimit, i cili sapo ka nisur edhe në spitalin e Elbasanit.

“Jam shumë e kënaqur të shoh që ky proces i standarteve europiane ka nisur edhe në spitalin rajonal të Elbasanit, ku instrumente të pandryshuar në 30 vjet, jashtë çdo lloj standardi sterilizimi ishin dhe një ndër shkaqet e infeksioneve të rënda post-operatore tek pacientët, sot janë zëvendësuar me instrumentet e rinj, duke ulur ndjeshëm infeksionet spitalore dhe duke rritur cilësinë e shërbimit”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Mjeku kirurg Luan Rrapi u shpreh se 400 intervente u kryen në muajin e parë me procesin e sterilizimit, duke ulur afër zeros infeksionet spitalore.

Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu se investimet në spitalin e Elbasanit do të vijojnë këtë vit.
“Ish-Kiurugjia e spitalit te Elbasanit me investimin e ketij viti me vlere 165 milion lekë do të shndërrohet në një urgjencë multifunksionale si dhe do të përfshijë shërbimin e kardiologjisë dhe neurologjisë. Investimeve në këtë spital i shtohet një gamë e gjerë dhe shumë e rëndësishme aparaturash biomjekësore moderne në 6-mujorin e parë të këtij viti, duke filluar nga rezonanca magnetike, grafia e lëvizshme, eko, inkubanotë etj, me vlerë rreth 1.2 milion euro”, u shpreh Ministrja Manastirliu.