osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mamaqi tregon ngritjen! Si u pasurua pas vdekjes së Olldashit, me çfarë parash e bëri hotelin në Tiranë

Mamaqi tregon ngritjen! Si u pasurua pas vdekjes së Olldashit, me çfarë parash e bëri hotelin në Tiranë

Ermal Mamaqi i ftuar në rubrikën “Galeri” tek E Diell, ka folur për jetën e tij nga fëmijëria deri më tani.

Ai ka folur dhe për marrëdhënien me Amin, i cili në fillim e shikonte Amin më lart se vetja. Sipas tij i afroheshin personazhe me makina të bukura, por Ami zgjodhi të rrinte me Ermalin.

Ai ka treguar se ka punuar fort që t’i sigurojë një jetë të mirë Amit dhe se i ka hyrë biznesit për të larë borxhet e familjes së tij.

Në fakt, referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe bilanceve, Ermali nuk shquhet për ndonjë historik biznesi.

Ai nisi të pasurohet dhe të demostrojë luksin çuditërisht pas vdekjes së të afërmit të tij, Sokol Olldashi.

Zakonisht njerëzit e sukseshëm në biznes, punojnë dhe shkëlqejnë me një biznes të caktuar me vite me radhë, dhe në pas, me paratë e fituara, për të cilat kanë paguar taksa, blejnë vila dhe hotele.

Ermal Mamaqi ka blerë fillimisht një vilë që kushton rreth 1 milionë euro në Rolling Hills dhe pasuri të tjera, dhe më pas thotë se ka nisur t’i futet biznesit.

Sot, Mamaqi ka në pronësi edhe një hotel. Nuk dihet se cili është burimi i parave për këto pasuri me vlerë miliona euro, dhe nëse ka paguar taksa.

Sot nuk dihet me saktësi se me çfarë biznesi merret Mamaqi, por bilancet nuk justifikojnë pasurinë.

Një personazh pa historik biznesi jep leksione si të bëhesh i pasuri. Paradoks dhe mugesë e funksionimit të shtetit ligjor.

Megjithatë Ermali ka versionin e tij:

“Ami zgjodhi të rrinte me mua, akoma nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë gjë, por besoj që ka qenë një dashuri e pastër nga të dyja anët, dhe unë për këtë si të thuash çmim të madh që mu dha nga ajo, kam një episod që kam qenë në lot dhe ajo pa thënë gjë, i jam ulur në gjunjë dhe i kam thënë shiko, unë tani nuk kam asnjë gjë. Se prekem dhe tani që e kujtoj…

Kam qenë në një lokal, kemi qenë vetëm dhe në gjunjë i kam thënë: Amarda unë tani nuk kam asnjë gjë, por të premtoj që nëse ti vazhdon të rrish me mua, unë do të të bëj ty që t’i të jetosh një jetë si princeshë.

Është ulur dhe ajo në gjunjë dhe më tha: Pse je kaq i verbër që nuk shikon se po të doja lekët, nuk do të rrija këtu me ty.

Mendoj që ka qenë një shtytje shumë e madhe e Amit që unë të kem sukses në jetë, jo vetëm që të kem sukses artistik, por edhe në mirëqenie.

Sigurisht familja ka qenë një shtysë e madhe që në fillimet e mia sepse fakti që jam futur në biznes ka qenë për të larë borxhet e familjes sime, pra të prindërve.

Por kjo që unë të garantoj një jetë të lumtur që ajo të mos ketë nevojë për gjë, ka qenë një shtytje e madhe dhe për hir të vërtetës, kjo nuk ndodhi vetëm nga unë, por e bëmë bashkë të dy, krijuam bizneset bashkë, krijuam mirëqenien tonë, pa pasur nevojën e askujt”, u shpreh Ermal Mamaqi.