osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Malokët e Manhattanit!

Malokët e Manhattanit!

Nga Ilir Seci/ Manhatan SHBA

Kisha lanë takim te dentisti në Manhattan, aty afër ku punoj, me shkue gjatë pu­shimit që mos me humbë kohën — nji udhë e dy punë, si i thonë fjalës.

Mbasi kreva punë, prita ashensorin në katin e 27, ku kam dentistin. Tue u hapë dera, ndigjoj shqip, nji burrë prej mbrenda liftit i tha «mirupaf­shim» nji grueje që doli nga ashensori n’atë kat. Grueja ishte e veshun si infer­miere, dhe hyni te nji derë ku shkruente «klinikë private».

Hypa n’ashensor, dhe ai burri shqiptari që foli me atë gruen më hodhi nji shikim matës, nga kryet e deri te kambët, në nayrën tipike zhbiri­luese shqiptare. Mos me e lanë me u torturue, i fola shqip.

— Si jeni? Mirë?

— Mirëdita, — nxitoi e ma kthye. — Nga të kemi? Nga e folura ngjan sikur je nga anët tona…

Unë qesha. Sa herë nxitojnë njerëzit me ma caktue origjinën, ua la mbarë, se kam dëshirë me pa ku duen me dalë.

— E, andej jam, — i thashë.

— Më vjen mirë, — tha, — se na mbytën ma­lo­kët edhe këtu në Manhattan. E pe atë gruan që doli nga ashen­sori qëparë? Maloke nga Shkodra. Po që është bërë ndih­mës­­mjeke tjera se? Punon te kli­niku e një mjeku të njohur.

— Po ti, këtu punon? — e ngava unë, me­gji­thë­se e kisha pa nga uniforma që pu­non­te pastrues xha­mash te ai pallat, sepse kishte logon e ko­m­panisë në bluzë: Window Cleaning.

— Po, kam vite që punoj këtu. Ç’të bëjmë? Na duhet të punojmë.

Heshti pak dhe shfryu:

— Bëjmë punë të rënda se shkollë s’bëmë dot. Ajo gruaja nga Shkodra që të thashë fillimisht pas­tru­ese ka qenë këtu. Bëri shkollën tjetra, dhe u bë ndih­mës­mjeke pa­staja! Ky vend paskësh qënë për malokët, ore burrë. Të tërë nga andej janë. Nga Shkodra, nga Malësitë. Kam disa nga Kelmendi që punojnë këtu. Të gjithë ashtu flasin trashë, ma­lokçe.

— Më fal, — e pyes unë qetësisht. — Çfarë kupton me malokë ti? Kë quan malok?

— Po këta pra që flasin trashë, që flasin malokçe… Këta që nuk flasin gjuhën zyr­tare.

— Nga jeni ju? — e pyeta.

— Nga Skrapari jam, — m’u gjej.

— Po ky Skrapari sikur është malësi më duket? — bana të padijtunin unë.

— Po, malësi jemi, por jemi ndryshe… — nxitoi ai. — Nuk jemi të trashë se nuk fla­sim trashë.

— Pra, domethënë ajo gruaja që ka bërë katër vjet shkollë në Manhattan dhe është edhe ndihmës­mjeke, ngaqë flet malokçe, qenka e trashë, kurse zotrote që punon pastrues dhe flet gjuhën zyrtare, qenkërke i hollë? Dhe jo veç shkolla… e di ti se Shkodra është vetëm nëntë metra mbi nivelin e detit!?

Mbeti. Nuk e priti.

— Po mirë. Këtë tjetrën a e di zotrote, që siç na e ka lënë të shkruar Faik Konica, fjala malok për herë të parë është futur në përdorim në shqip nga qyte­ta­rët e Be­ratit, të cilët quanin malokë pikërisht skra­par­llinjtë!?

Ai shtangu. Kishim zbritë disa kate, dhe për pak mbërrinim në katin ku ishte dalja. Prandaj nxitova me i thanë:

— E sa për ata kelmendasit që i quejte të trashë ti, a e din zotnia jote se Vermoshi asht treva e parë në Shqipni që ka pasë rrymë elektrike!? Se në fillim­shekullin e kaluem, në Mal të Zi u ndërtue nji hid­ro­central mbi një lum që binte ujna prej Ver­moshi. E simbas së drejtës ndër­ko­m­bëtare, duhet me i dhanë rrymë edhe viseve prej nga vinte ujët. Kë­shtu që Vermoshi ka pasë tri brezni me drita kur zotnisë sate i kanë mbërri «Dritat e Partisë» më 25 tetor 1970, e që ju komunistat ende e kujtoni si festën e elektrifikimit të vendit. Sa për rastësi, sot qenka 25 tetor. Tri brezni para jush kanë pasë rrymë në Vermosh, e ju prap vazhdoni me mas­tur­bue në kom­p­le­k­se superioriteti.

Për fat, ngritësi i ngadaltë ma në fund u mtok në katin ku kisha me zhdrypë, e nuk m’u desh me ia pa ma bojën atij të ngrati.