Raporti i “The future of vertical mobility”, konfirmon se brenda vitit 2035 do të jenë 23 mijë automjete elektrike në fluturim nëpër botë.
Shumë aktiv në këtë kompania e taksive Uber që po planifikon një shërbim fluturues për taksi, dhe është gati për fazën e eksperimentimit në Shtetet e Bashkuara, që në vitin 2020.
Ndërsa për komercializimin, parashikimet flasin një dekadë, në kohën e duhur për Olimpiadën e Los Anxhelos të vitit 2028.
Pra, deri në vitin 2030, sipas Dara Khosrowshahi, CEO i Uber, mund të fillojë shërbimi i taksive, i prenotueshëm me një aplikacion dhe me kosto të përballueshme.
Kolosali që ndërton avionë të linjës, Airbus në fund të janarit ka testuar taksinë e parë flutuese pa pilotë, ku ka fluturuar për më pak se një minutë në një lartësi prej 5 metrash mbi tokë.
Sigurisht është një prototip që e bën më të dukshme nivelin e investimit teknologjik, dhe ekonomik pas këtyre taxi-ve të së ardhmes.