Një ngjarje tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Kavajë, me pasojë vdekjen e dy personave. Aksidenti i rëndë ka ndodhur te ‘Mali i Robit’, ku kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, mes tyre një fëmijë, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga informacionet e para, mësohet se dyshohet që një makinë ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara njerëzit.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë brenda dy ditëve, ku më 22 shkurt një tjetër askident tronditi qytetin e Durrësit, duke iu marrë jetën dy personave. Një makinë tip ‘Benz’ goditi nga pas një taksi, duke lënë të vdekur shoferin 60-vjeçar dhe pasagjeren 23-vjeçare.
Raportohet se është ndauar drejtuesja e mjetit Toyota Carolla me targë AA 686 OL e cila është një vajzë 30 vjeçare.Kanë humbur jetën vjehrri XH.F 69 vjeç dhe nusja E.F 34 vjeç të cilët ishin në rrugë duke pritur autobuzin. Gjithashtu ështe aksidentuar dhe fëmija 5 vjeçar i E.F i cili është dërguar në gjendje të rënd drejt spitalit të traumës në Tiranë.