Një banor i Dukagjinit ka bërë video-mesazh ku i drejtohet kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit. Ai shihet i indinjuar për shkak të ngricave që kanë bllokuar rrugët në zonën e komunave të Shkodrës.
Si pasojë, banori i zonës ka rrezikuar të bjerë në humnerë teksa po kalonte me makinë. Në pamje shihet që ka shpëtuar mjaft mirë, por makina ka ngecur në mënyrë të pjerrët dhe e kanë lidhur me një litar në mënyrë që ta nxjerrin nga aty.
“Ja pra të dashur politikanë të nderuar, kështu e respektoni Dukagjinin ju! Shikoni së çfarë bëhet sot, shikoni se ku përfundon jeta e zonave administrative, Shalë, Shoshë edhe Pul. Kshu pra është kur kemi votuar zonjën Voltana Ademi,”- dëgjohet të thotë banori në videon e sjellë nga korrespondenti i “Report Tv”, Ergys Kavaja.