osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Makbethi” vjen në ish-vilën… “makbethiane” të Enver Hoxhës si pasqyrë e realitetit shqiptar

“Makbethi” vjen në ish-vilën… “makbethiane” të Enver Hoxhës si pasqyrë e realitetit shqiptar

Tragjedia “Makbeth” e Uilliam Shekspir vjen në Tiranë e rishikuar, në një tentativë për t’u aktualizuar me realitetin shqiptar.

“Makbeth”, një produksion i Teatrit Eksperimental që i qaset realitetit dhe politikave të 30 viteve të fundit është menduar të vijë për publikun në një vend që i shton edhe më shumë misterin shfaqjes, në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Nën regjinë e Enton Kacës, kjo vepër ndërthur veprën e Shekspirit me aktualitetin politik, por nuk shkon deri tek artikulimi i emrave të pushtetarëve shqiptarë që vijnë në pjesë.

Regjisori Kaca thotë për Gazetasi.al se kjo vepër që ka temë qendrore lakminë e shfrenuar për pushtet i shkon për shtat edhe aktualitetit të vendit tonë.

“Zgjedhja e Makbeth kishte pikënisje disa aspekte që përputhen me aktualitetin social, ekonomik dhe politik. Klima e ngjarjeve kriminale, lakmia për pushtet, dëshira për pasurim të shpejtë, arritja e suksesit në formë të pamerituar, dëshira për pushtet absolut, etj ishin pikëpamjet kryesore për vendosjen në skenë të kësaj vepre”, shprehet regjisori për Gazetasi.al, ndërsa shton se “shfaqja vjen e aktualizuar nëpërmjet rishikimit të tekstit, përshtatjes së tij me ngjarje, vende, metafora nga përditshmëri të ngjarjeve të vendit tonë”.

Makbethi dhe e shoqja Ledi Makbeth, të cilët etja për pushtet i shtyn të humbasin çdo virtyt e vlerë morale, nën interpretimin aktorëve shqiptarë si Alfred Trebicka dhe Loredana Gjeci do të tregojnë se deri ku shkon ambicia për pushtet në Shqipëri. A pranohen krimet dhe a bëhet ‘mea culpa’?

Kjo shfaqje që vjen e aktualizuar jo vetëm që do të sjellë një shije estetike, por duket se “ka diçka për t’u thënë” pushteteve. Regjisori Kaca thotë se arti gjithmonë ka forcën të ushtrojë presion dhe të ngjallë refleksione mbi aktualitetin.

“Arti teatral përgjithësisht ndërton një pasqyrim të realitetit, ku nëpërmjet konvencioneve teatrale ndërtohen simulacram (imitim), të cilat përcjellin shqetësimet tona për kohet që jetojmë. Pushtetet jo vetëm në Shqipëri, por dhe më gjerë janë njësoj në marrëdhënien që krijojnë midis forcës që kanë dhe mënyrës sesi e ushtrojnë atë. Ne me forcën që kemi, vetëm mund të ushtrojmë një presion publik dhe pastaj i mbetet publikut të reflektojë mbi atë çfarë paraqitet”, shprehet regjisori për Gazetasi.al.

Lidhur me vendin ku mund të shihet kjo shfaqje, regjisori shprehet se do t’u shtojë njerëzve edhe më shumë misterin dhe dëshirën për ta parë.

“Vila 31 u zgjodh për arsye sepse nga kërkimi që u bë për vendin ku do performohej, nuk u gjet variant më i mirë. Edhe pse më pëlqente, e dija që mund të ndërtonte një klimë mbytëse mbi substancën kryesore; shfaqjen. Gjithsesi, shfaqjes i jep një mister dhe kuriozitet, gjë që do t’i rrisë vëmendjen dhe dëshirën për ta parë. Unë zakonisht bëj shfaqje në hapësira jotradicionale dhe preferoj që t’i bëj shfaqjet jo brenda një salle klasike teatri”, përfundon regjisori.

Premiera për publikun do të jetë falas, por vetëm me rezervime nga data 10, 11, 12, dhe datat 17, 18 dhe 19 dhjetor.